LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet dorëheqja e Vlladimir Taleskit

Kërkohet dorëheqja e Vlladimir Taleskit

Përmes një konference për shtyp, LSDM-ja e Manastirit, kërkon që kryetari i qytetit, Vlladimir Taleski, të japë dorëheqje nga pozita e tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo kërkesë vjen pas vendimit të gjykatës për burg shtëpiak për Taleskin, vendin që ka ardhur pas hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku Taleski është i dyshuari kryesor.


Borçe Korlevski nga LSDM-ja theksoi se presin që hetimet të nxjerrin në pah se ku shkuan 360 mij euro, për të cilat Taleski është i dyshuar./Telegrafi/