LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen sërish mjete për Fondin e Sigurisë, por Ministria e Financave nuk tregon shumën e mbledhur deri tani

Kërkohen sërish mjete për Fondin e Sigurisë, por Ministria e Financave nuk tregon shumën e mbledhur deri tani
Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për media në fillim të marsit kishte njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

E menjëherë pas deklaratës, Qeveria e Kosovës më 2 mars të këtij viti kishte njoftuar për hapjen e llogarisë zyrtare për Fondin e Sigurisë, ndërsa përmes këtij Fondi është mundësuar pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.


Kurti kishte thënë se “në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, ka autorizuar Ministrinë e Financave për themelimin e ‘Fondit të Sigurisë’”.

Nuk ka shkuar shumë kohë dhe kanë filluar të jepen donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore.

Por, deri tani Fondi i Sigurisë është kofidencial dhe nuk janë dhënë shifra se sa është shuma e mjeteve që janë grumbulluar.

Kryeministri Kurti nuk kishte përmendur shifra të sakta për Fondin e Sigurisë, ndërsa ka thënë se vlera e mjeteve është shtatë shifrore.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave për të parë se sa është shuma e mjeteve të dhuruara për Fondin e Sigurisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Se mjetet e grumbulluara në Fondin e Sigurisë duhet të jenë të njohura për publikun kanë thënë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të Komisionit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Fondi konfidencial i Sigurisë
Lexo po ashtu Fondi konfidencial i Sigurisë

Por, qytetarët e Kosovës tash për tash nuk do të dinë se sa para janë grumbulluar në Fondin e Sigurisë për shkak se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta mbajë konfidecial këtë informacion.

Kjo, siç ka ishte shprehur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke u mbështetur në vlerësimet profesionale “që marrin parasysh sigurinë kombëtare”, edhe në pajtim me Ligjin për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.

Fondi menaxhohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe mjetet e grumbulluara do të përdoren për mbështetje të prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm bazuar në vlerësimin e ekzekutivit.

E për të kontribuar për Fondin e Sigurisë, sot sërish ka bërë thirrje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.


“Ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin tuaj të deritashëm me donacionet e dhuruara me djersën dhe mundin tuaj në Fondin e Sigurisë së vendit.

Asgjë nuk na ka befasuar sepse ju ishit dhe jeni lokomotiva kryesore e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të vendit e institucioneve tona.

Fondi i Sigurisë ishte insistimi dhe vullneti juaj, sepse dashurinë për shtetin dhe institucionet e saj, ju e keni dëshmuar në secilën periudhë të kauzës së rezistencës, luftës dhe shtet-ndërtimit”.

Mehaj shton më tej se periudha në të cilën po kalojmë konfirmojnë nevojën për të ngritur dhe zhvilluar Ushtrinë e fortë dhe të gjitha institucionet tjera të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

“E për tu realizuar ky synim, buxheti aktual është i pamjaftueshëm, prandaj donacionet tuaja në ‘Fondi i Sigurisë’ janë shumë të çmueshme dhe të pazëvendësueshme.

Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë të fuqishme,  moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së”, shkruan ai.

Por, si mund të bëhet transferi i mjeteve financiare nga jashtë Kosovës?

Sipas instruksioneve të Thesarit të Kosovës, emri i llogarisë bankare është Fondi i Sigurisë.

Emri i bankës përfituese është Banka Qendrore e Kosovës me adresë: Bulevardi “Nënë Tereza”, Objekti Qeveritar, Nr. 1, Kati 10, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Numri xhirollogarisë është 1000400070008619, kurse IBAN është XK051000400070008619.

Kodi i SWIFT apo BIC-it është CBRKXKPRXXX.

Këto të dhëna janë për ato transfere në valutë të euros.

Për sa i përket bankave ndërmjetësuese, Thesari thotë se janë dy prej tyre – Deutsche Bank AG dhe Raiffeisen Bank International AG. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori