LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen edhe një milion euro për rrymën në veri

Kërkohen edhe një milion euro për rrymën në veri

KOSTT i kërkon Qeverisë edhe 1 milion euro për muajin prill-maj në mënyrë që të mbulohen humbjet e pjesës veriore që deri një kohe janë mbuluar nga qytetarët e vendit.

Kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i ka njoftuar anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik që ka kërkuar që pjesa e humbjeve të veriut të paguajë Bashkimi Evropian.


Për këtë Shala tha se ende nuk kanë marr përgjigje nga BE-ja. /Telegrafi/