LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen aktorë për filmin “Familja”

Kërkohen aktorë për filmin “Familja”

Shtëpia filmike “2B studio”, me producent Bardhyl Bejtullahun e koproducent Besar Zahitin, ka shpallur audicion për filmin e metrazhit të gjatë artistik “Familja”, me skenar dhe regji të Durim Kryeziu, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kërkohen aktorë për këto role:


LONA – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikueset që dinë të këndojnë; si dëshmi duhet të dërgojnë një video aktuale të xhiruar me telefon duke kënduar);

BARDHI – mosha 35-45-vjeçar;

SHEGA – mosha 35-45-vjeçare;

ADEMI – mosha 35-45-vjeçar;

GENTI – mosha12-16-vjeçar;

NITA – mosha 16-20-vjeçare (përparësi do të kenë aplikueset që dinë t’i bien ndonjë instrumenti muzikor: kitarë, piano, bateri etj.);

DRENI – mosha 16-20-vjeçare (përparësi do të kenë aplikuesit që dinë t’i bien ndonjë instrumenti muzikor: kitarë, piano, bateri etj.);

HANA – mosha 50-60-vjeçare;

MESUESJA – mosha 20-30-vjeçare;

REXHA – mosha 25-45-vjeçar.

Në njoftim theksohet se të interesuarit duhet të e dërgojnë CV-në, apo showreel për projektet filmike të deritanishme, dy fotografi (portret, pamje anash dhe para), po ashtu edhe një videoprezantim të shkurtër që mund të jetë i xhiruar me telefon.

Dërgimi i të dhënave është i hapur deri më 4 prill 2018, për të gjithë aktorët shqiptarë nga të gjitha trevat. Aktorët që do të futen në rrethin e ngushtë të seleksionimit do të ftohen në kinoprovë, që do të mbahet në Prishtinë.

Të dhënat na dërgoni në e-mail: familja@2b-ks.com