LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi fizikisht bashkëshorten

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi fizikisht bashkëshorten

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me datë 04 janar 2019 ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega në Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M., nga Komuna e Rahovecit, për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.S.

“Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje, i pandehuri kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën S.S., duke e goditur me grushte e shuplaka në kokë dhe në pjesë të trupit, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.


Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.M., ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor, nga neni 188 parag.3 të KPRK-së (Dhunë në Familje)”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /Telegrafi/