LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa qesharake e Kremlinit, u kërkon ushtarëve ukrainas në Mariupol të dorëzohen

Kërkesa qesharake e Kremlinit, u kërkon ushtarëve ukrainas në Mariupol të dorëzohen

Rusia i ka kërkuar forcave ukrainase që akoma po luftojnë që të mbrojnë dhe të mos bie në duart e tyre qyteti i Mariupolit, që të dorëzojnë armët.

E një ultimatum i tillë vjen në kohën kur po vazhdojnë sulmet mbi këtë qytet që gjendet në juglindje të Ukrainës, dhe prej fillimit të pushtimit ka qenë i rrethuar nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.


Siç raporton Ria, të gjitha forcat e armatosura ukrainase, duhet të dorëzojnë armët në një afat prej orës 6 të mëngjesit e deri në 13 – kështu të paktën bëjnë të ditur edhe nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Kryetari i qytetit ukrainas pretendon se kanë gjetur mbetje të armëve bërthamore ku kishin qenë rusët
Lexo po ashtu Kryetari i qytetit ukrainas pretendon se kanë gjetur mbetje të armëve bërthamore ku kishin qenë rusët

Vlerësohet se Mariupoli me rrethinë ka akoma 100 mijë banorë, që kanë mbetur të ngujuar në disa pjesë të qytetit që kontrollohen nga rusët – derisa trupat ukrainase e kanë të kufizuar qasjen në ato pak zona të qytetit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmë e ka cilësuar situatën në qytetin e rrethuar – Mariupol si jonjerëzore, duke theksuar se kjo akoma po ia vështirëson jetën atyre qytetarëve që kanë ngecur brenda.

Pasi Kremlini nuk ishte i kënaqur me rezultatet e tij në Ukrainë, FSB-ja arreston komandantin rus që urdhëroi përdorimin e armëve kimike në Mariupol  
Lexo po ashtu Pasi Kremlini nuk ishte i kënaqur me rezultatet e tij në Ukrainë, FSB-ja arreston komandantin rus që urdhëroi përdorimin e armëve kimike në Mariupol  

“Rusia qëllimisht po mundohet të shkatërrojë të gjithë që janë në Mariupol”, tha Zelensky në videon e tij më të fundit.

Mariupoli është qyteti i parë që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë është i rrethuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori