LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim me armë në Shkup

Kërcënim me armë në Shkup
Foto: Ilustrim

Mbrëmë persona të armatosur janë kërcënuar me armë zjarri ndaj M.ZH. (22) dhe shokut të tij N.A. (25) në rrugën “Butellska” në Shkup, para një kafeneje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPB, rasti ka ndohur në ora 23 kur M.ZH. ka qenë në lëvizje me veturën e tij në të cilën e ka shoqëruar N.A. Nga ana e majtë ata janë bllokuar nga një veturë nga e cila kanë dalur 3 persona të panjohur, ndërsa prapa veturës së M.ZH. është ndalur edhe një veturë tjertër. Ata janë afruar te vetura e M.ZH. dhe janë drejtuar me fjalë fyese kah ai, kanë nxjerë armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht.


Në ndërkohë aty ka mbëritur një veturë tjetër nga e cila ka dalur një person më i moshuar dhe e ka detyruar sulmuesin së bashku me shoqëruesit e tij të largohen nga vendi i ngjarjes.

Nga MPB thonë se ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/