LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorimet e zyrtarëve, Gërkovska: Dikush e ka më të lehtë të paguaj gjobën, se sa të respektojnë kodin etik

Keqpërdorimet e zyrtarëve, Gërkovska: Dikush e ka më të lehtë të paguaj gjobën, se sa të respektojnë kodin etik

Ministrat dhe funksionarët tjerë në vend janë më të gatshëm të paguajnë gjoba, sesa të respektojnë kodin etik dhe moral të sjelljes së tyre në ushtrimin e detyrave zyrtare. Kështu vlerëson zëvendëskryeministrja për krijimin e politikave të mira, Sllavica Gërkovska. E pyetur se si do të veprojnë me parashtresën e Komisionit për Anti Korrupsion i cili ka konstatuar se zëvendëskryeministri Artan Grubi po i keqpërdor hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik për aktivitete partiake, Gërkovska tha se ende nuk e kanë pranuar parashtresën, por shtoi se do të veprojë sipas kompetencave që i ka, megjithatë përsëri mbetet në vetëdijen morale të funksionarëve të vendosin nëse do të vazhdojnë të keqpërdorin pozitat dhe hapësirat zyrtare për interesa personale dhe partiake.

“Ende nuk e kam marrë parashtresën, sapo ta marr do të veprojmë si për të gjitha parashtresat deri më tani, do të vendosim sipas argumenteve… Nuk është ligj, nuk ka mundësi për dispozita të shkeljes, bëhet fjalë për masa etike, vetëm se ne si shoqëri, ende për fat të keq nuk jemi në atë niveli që Kodin etik dhe masat e kodit etik të jenë me atë forcë që të nënkuptojnë dhe të kenë ndikojnë më shumë se dispozitat shkelëse. Ne jemi ende në atë shkallë ku dikush e ka më të lehtë të paguaj gjobën, sesa të kujdeset për sjelljen e tillë”, deklaroi Sllavica Grkovska, zv. kryeministre.


Sipas Gërkovskës, respektimi i kodit etik dhe moral është proces dhe sjellja etike dhe morale e funksionarëve nuk ndryshohet brenda natës. Një javë më parë, Komisioni për Anti korrupsion, tha se posedon dëshmi që Grubi i keqpërdor hapësirat e Ministrisë për qëllime partiake dhe këto dëshmi do ia dorëzojë zëvendëskryeministres për krijimin e politikave të mira. Kryetarja e anti korrupsionit ka theksuar se kabinetit të Gërkovskës i ka dorëzuar fotografi dhe linqe nga Facebook faqja e BDI-së ku shihet se në hapësirat e ministrisë janë zhvilluar takime të liderit të tyre partiak me përfaqësues të huaj. Komisioni për Anti korrupsion më herët ka ngritur parashtresa edhe për funksionarë të tjerë të BDI-së. Së fundmi kishte për ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani për të cilin Anrti korrupsioni ka konstatuar se ka keqpërdorur veturat zyrtare për aktivitete partiake, ndërsa në ministrinë e Jashtme nuk ka evidencë konkrete dhe ekip kontrollues për harxhimin e lëndëve djegëse për veturat zyrtare./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori