Nga: Balil Gjini
1.”Mehr Licht” – më shumë dritë. Kjo është shprehja që mendohet se e ka thënë Gëtja në çastin kur po vdiste. Kjo frazë, në këtë trajtë, ka qenë një xixëllonjë e zezë që nuk ka rreshtur së nxjerri nga nënbarku dritë optimizmi.
Por, kjo botë është e gjitha një keqkuptim i madh. Njerëz të tjerë thotë se Gëtja, në fakt, në çastin para se të vdiste, nuk ka thënë frazën e mësipërme, por tjetrën: “Mir is schlecht” – “Unë jam keq”, frazë që ka pak a shumë të njëjtin shqiptim. Në fakt kjo është më se normale për një njeri në hekë. Tashmë fraza, krejt për fatin e keq të atyre që i shikojnë realitetet në rozë, mund të imagjinohet si një xixëllonjë e kuqe, ama që nxjerr nga nënbarku dritë të zezë pikëllimi
2. Themelimi i Romës prej Remit e Romulit mbështetet në legjendën se ata kanë pirë gji tek një ujkonjë (lupa). Por, legjenda mund të mos jetë e vërtetë dhe Remi e Romuli mund të mos kenë pirë gji tek një lupa, por një lupanare, që do të thotë kurvë.
3. Ecoja thotë se skena e Pollonit, te Hamleti, është përkthyer gabim nga shumë përkthyes në botë. Kur Hamleti vret Pollonin thotë se vrau një mi: “A rat”. Në fakt, kjo duket pa kuptim. Ecoja thotë se kjo është gjysma e shprehjes frazeologjike: “To smell a rat”, që do të thotë: një komplotist. Dhe, kjo është krejt logjike, sepse Polloni është komplotist. Në kurthin e këtij gabimi ka rënë edhe Noli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Koncert në vitin 1936”
Gerard de Nerval dhe pashai shqiptar i Akrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre