LAJMI I FUNDIT:

“Keni një muaj kohë”: Houthi-t urdhërojnë shtetasit amerikanë dhe britanikë të largohen nga Jemeni

“Keni një muaj kohë”: Houthi-t urdhërojnë shtetasit amerikanë dhe britanikë të largohen nga Jemeni

Autoritetet e Houthi të Jemenit kanë urdhëruar stafin e Shteteve të Bashkuara dhe atë britanik të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave humanitare me bazë në Sanaa që të largohen nga vendi brenda një muaji.

Vendimi vjen pas sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë, të cilët me mbështetjen e kombeve të tjera, kanë goditur asetet ushtarake të grupit të lidhur me Iranin, i cili ka nisur sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq që thuhet se janë të lidhura me Izraelin.


Qeveria e SHBA-së javën e kaluar gjithashtu e vendosi grupin në listën e grupeve terroriste ndërsa Uashingtoni përpiqet të frenojë sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Houthi-t kanë thënë se sulmet e tyre janë në solidaritet me palestinezët ndërsa Izraeli godet Gazën.

“Ministria… dëshiron të theksojë se ju duhet të informoni zyrtarët dhe punëtorët me nënshtetësi amerikane dhe britanike që të përgatiten për t’u larguar nga vendi brenda 30 ditëve”, citohet të jetë thënë në një letër dërguar nga ministria e jashtme e Houthi, koordinatorit ushtrues humanitar të OKB-së në Jemen, Peter Hawkins.

Izraeli thuhet se ka bërë një “propozim të jashtëzakonshëm” për liderët e Hamasit
Lexo po ashtu Izraeli thuhet se ka bërë një “propozim të jashtëzakonshëm” për liderët e Hamasit

Letra urdhëronte gjithashtu organizatat e huaja që të mos punësonin shtetas amerikanë dhe britanikë për operacionet e Jemenit.

Negociatori kryesor i Houthi, Mohammed Abdulsalam, ndërkohë konfirmoi vërtetësinë e letrës për Reuters.

Lëvizja Houthi kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit pas gati një dekade lufte kundër një koalicioni të mbështetur nga SHBA dhe të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Lufta është zhvendosur në një “ngërç pa luftë, pa paqe”, pasi luftimet janë ndalur kryesisht, por të dyja palët nuk kanë arritur të rinovojnë zyrtarisht një armëpushim të ndërmjetësuar nga OKB.

Ndryshe, aeroplanët luftarakë, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kanë nisur dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Jemenin në hakmarrje për sulmet e Houthi-ve, pasi anijet me kontejnerë janë detyruar të devijojnë nga Deti i Kuq, rruga më e shpejtë e mallrave nga Azia në Evropë.

Forcat amerikane dhe britanike shënjestruan të martën një depo nëntokësore të Houthi-ve, si dhe kapacitetet e raketave dhe të vëzhgimit, tha Pentagoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori