Ndoshta ju nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por disa njerëz hedhin pak sodë buke te kokrrat e kafes para se t’i bluajnë. Sipas tyre soda e bën kafen më të lehtë për t’u tretur për stomakun e tyre të ndjeshëm.
Nëse dëshironi të zbuloni nëse kjo është e vërtetë, apo thjesht një mit, ja çfarë duhet të dini.
Kafja është acide
Aciditeti mund të jetë një gjë e mirë, pasi i jep kafes një shije të mprehtë dhe shkëlqim, sidomos në kokrrat e kafes me të njëjtën origjinë. Megjithatë, kokrrat e pjekura të errëta me çmim të lirë, gjithashtu dihet që kanë më shumë aciditet nga normalja.
Acidi mund të jetë i rëndë për njerëzit me stomak të ndjeshëm, veçanërisht për ata që pinë më shumë sesa një filxhan në ditë.
Soda e bukës është bazike
Soda e bukës ndihmon për të neutralizuar pak acidin natyral që ndodhet te kafja. Edhe një majë luge çaji, sodë, në një ibrik me kafe mund të neutralizojë aromën e ashpër të kafes së lirë dhe ta bëjë më të lehtë për t’u tretur.
Megjithatë, njerëzit që e përdorin, këmbëngulin që duhet shtuar gjysmë luge çaji te kokrrat para se të përgatisni kafen. Për çudi, soda e bukës nuk dallohet në shije në filxhanin e kafes.
Megjithatë, studiuesit rekomandojnë që efektet alkaline të sodës së bukës janë të pabaza dhe që njerëzit që kanë probleme me kafen dhe tretjen duhet të kërkojnë një kafe me pak aciditet ose të mos e pinë fare.
Zgjedhja më e mirë në këto raste është të investoni për një kafe më cilësore, në të kundërt, edhe mund të bëni një provë me sodën e bukës, por kujdes, kjo nuk do ju mbrojë, sipas mjekëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë