Keni fjetur më gjatë se zakonisht dhe ndjeheni tejet të lodhur? Kjo është arsyeja
Është vikendi dhe me padurim prisni të flini: ka qenë javë e gjatë dhe besoni se 10 orë gjumë do të bëjnë mrekulli, apo jo?
Gabim!
Sipas ekspertit të gjumit dhe autor i shumë librave, Dr. Michael Breus, thotë se jo domosdoshmërish më shumë gjumë do të thotë se është më mirë për ju, transmeton Telegrafi.
Për të kuptuar se përse ndodh kjo, fillimisht duhet t’i shikojmë ciklet e gjumit dhe se sa orë gjumë i duhen një personi.
Breus thotë se shumica e njerëzve kanë nevojë për 7.5 orë gjumë – pra, thënia se ju duhen 8 orë gjumë është vetëm mit.
Por, nga vjen ky numër? Personat mesatarisht kalojnë përmes pesë cikleve të gjumit brenda nate. Çdo njëri nga ato cikle është përafërsisht 90 minuta i gjatë. Pesë cikla nga 90 minuta mund të përkthehet në total prej 7.5 orëve.
Sidoqoftë, Breus thotë se nuk është vetëm sasia e orëve të gjumit ajo që ka rëndësi, por edhe nga cili cikël i gjumit zgjoheni.
Ekziston faza e parë e gjumit, faza e dytë, e tretë, e katërt dhe faza REM. Sipas Breus, është më së lehti të zgjoheni nga gjumi kur jeni në dy ciklet e para të gjumit, faza REM është pak më e vështirë, ndërsa faza e tretë dhe e katërt janë më të vështirat.
Kur flini një apo dy orë më shumë se zakonisht, mundësitë janë se do të zgjoheni nga cikli REM apo nga cikli i tretë e i katërt, gjë që do të thotë se do të ndjeheni më të lodhur gjatë ditës.
Kjo gjithashtu e shpjegon faktin se një gjumë i shkurtër gjatë ditës është më efektiv sesa një gjumë i gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin