LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja SZA thotë se është e shokuar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në koncertin “Astroworld”

Këngëtarja SZA thotë se është e shokuar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në koncertin “Astroworld”

Këngëtarja SZA ka reaguar pas një incidenti vdekjeprurës në festivalin “Astroworld” të Travis Scott, përmes një postim në Twitter.

Këngëtarja dhe kantautorja shkroi se kishte mbetur ‘pa fjalë’ dhe se po ‘lutej’ për të prekurit pasi të paktën tetë persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën në festivalin e Huston gjatë një rritjeje të dukshme të turmës.


Këngëtarja (emri i vërtetë Solana Imani Rowe) kishte performuar në festival vetëm disa orë para se të ndodhte tragjedia.

Foto: FilmMagic

“Pa fjalë për natën e kaluar, jam në fakt në shok dhe as nuk di çfarë të them. Po lutem për të gjithë në Huston, veçanërisht familjet e atyre që humbën jetën”, shkroi SZA në Twitter.

Para performancës ajo zbuloi se ishte ndier e sëmurë duke e vënë  në dyshim daljen në skenë, shkruan DailyMail.

Të gjitha lajmet nga Travis Scott
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Travis Scott

Në një postim vijues në Twitter, ajo tha se kishte bërë testin e COVID-19, i cili i rezultoi negativ.

Foto: WireImage

Më vonë, SZA në Twitter tha se ajo ishte ende duke planifikuar të bënte koncertin e saj atë natë në Austin, Teksas, pavarësisht se ndihej ende e sëmurë.

“Po mundohem të bëjë më të mirën!!’ Unë dua t’ju dhuroj të gjithëve një shfaqje të mrekullueshme”, – shkroi ajo përpara se të vizitohen nga një mjek.

Gjatë koncertit të Travis Scott në Astroworld, të paktën tetë persona u vranë dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.

Dy nga viktimat ishin nën 18 vjeç, një nga ta ishte 14 vjeç, thanë zyrtarët e qytetit në një konferencë të shtunën.

Scott, i cili u pa i përlotur pas tragjedisë, shkroi se ishte ‘absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi’.

Të pranishëm në koncert ishin edhe partnerja e tij, Kylie Jenner dhe vajza e tyre, Stormi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori