LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja shqiptare me emër në Gjermani, Ilira Gashi rrëzohet gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Berlin

Këngëtarja shqiptare me emër në Gjermani, Ilira Gashi rrëzohet gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Berlin
Foto: Ilira/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila po bën famë në Evropë, Ilira Gashi, ka marrë pjesë së fundmi në një event shumë të rëndësishëm.

Ajo është paraqitur në ngjarjen vjetore “BUNTE New Faces Award”, e cila shpërblen me çmime emra të njohur të industrisë muzikore.


Teksa ka pasur rastin të takohet me shumë figura të njohura nga Gjermania dhe Zvicra, Ilira bëri edhe një paraqitje mjaft tërheqëse në këtë festival.

Foto: Ilira Gashi/Instagram

E veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër me material najlloni, këngëtarja shqiptare bëri diferencën me këtë paraqitje të saj mjaft interesante.

Mirëpo gjatë parakalimit në tapetin e kuq, duket se jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi e njëjta në një moment është rrëzuar teksa defilonte.

Foto: Ilira Gashi/Instagram

Duke mos u ndjerë në siklet, madje krejt e kundërta duke e marrë me sportivitetet, Ilira vendosi që me shaka t’ua tregojë fansave se si ndodhi rrëzimi i saj në tapetin e kuq të këtij eventi.

Kështu, ajo publikoi në InstaStory pikërisht momentin kur humbi ekuilibrin.

“Ai momenti kur mendoni se jeta është në rregull”, ka shkruar këngëtarja me satirë në mbishkrimin e kësaj videoje.

E njëjta, muaj më parë ishte prezente në Kosovë, ku dhuroi një performancë spektakolare për fansat e saj në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori