Këngëtarja kontraverze serbe, ka postuar në profilin e saj në Facebook disa foto ku shihet se është lënduar si pasojë e një sulmi fizik.
Dunja Iliq, disa herë përmes postimeve të saja në rrjete sociale ka thënë se jeton në Prishtinë dhe, së është e kënaqur me jetën e saj këtu.

Ajo është kritikuar nga opinioni serb kur ajo kishte festuar për fitoren e kombëtares së Shqipërisë në Futboll ndaj asaj të Armenisë në kualifikime për në botëror.


Por, siç raporton alo.rs, ajo tash duket se ka ndryshuar mendim. Ajo këto foto i ka postuar së bashku me një koment ku thuhet se është rrahur nga një mashkull, transmeton Lajmi.

“Bravo të qoftë për këtë burrë. Vetëm pse e dua Serbinë! Sido që të jetë, nuk më frikësojnë rrahjet tuaja. Por le ta shohin këtë të gjithë. Zi në të bardhë”, ka shkruar ajo në Facebook, por duke mos e saktësuar nëse mashkulli që ajo pretendon se e ka rrahur ka mundur të jetë një shqiptarë.

kengetarja 1

kengetarja 2