Me thuajse tre milionë klikime në kanalin në “Youtube”, edhe pse ka pak kohë që është publikuar, “SRMN” vazhdon të ecë suksesshëm në tregun muzikor.

Prej katër javësh Ledri Vula vazhdon ende të jetë në krye të klasifikimit të “The Top List”, “Top Awards”.


“Top Awards” është programi që transmetohet çdo të dielë ora 10:30-12:00 në ekranin e Top Channel në të cilin promovohet muzika më e re shqiptare.

Në mesin e 20-të këngëve më të mira të kësaj renditje 12-të vendet e para i takojnë këngëtarëve nga Kosova, përjashtuar vendin e katërt që kanë zënë vend dyshja nga Maqedonia, Adrian Gaxha dhe Lindon me këngën “Asnihere”.

Nga pozita e 13-të e tutje janë renditur gjashtë këngë të këngëtarëve nga Shqipëria duke treguar se dominimin në skenën e muzikës shqiptare momentalisht e gëzojnë këngëtarët nga Kosova./Telegrafi/

Ja cili është klasifikimi i plotë i “The Top List”, “Top Awards”:

1.Ledri Vula-SRMN
2. Era Istrefi – “Bonbon”
3. Mc Kresha – “Era” ft. Gjurmet
4. Adrian Gaxha ft .Lindon – “Asnihere”
5. Kida – “S’ki ide”
6. 2Ton – “Ani Nasht”
7. Nrg Band – “Ajo m’kalli
8. Asgje Sikur Dielli – “Adresa”
9. Lyrical Son – “Hey Hey Hey”
10. Albina Kelmendi – “Ëndrrën mos ma merr”
11. Dafina Zeqiri – “Hate You, Love You”
12. Ghetto Geasy ft. Majk – “S’jena Mo”
13. Ronela Hajati – “A do si kjo”
14. Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta – “Big Booty”
15. Butrint Ymeri – “Eja Eja”
16. Samanta – “Asnjo si un”
17. Fajter ft. Bim Bimma & Trimmy – “Asnj1”
18. Elvana Gjata ft. Bruno – “Love Me”
19. Bleona – “Take You Over”
20. Sheila – “Datty Datty