LAJMI I FUNDIT:

Këngë me qindra miliona shikime, karrierë me shumë çmime dhe bashkëpunime me emra të famshëm – Claydee, shqiptari i hiteve ndërkombëtare

Këngë me qindra miliona shikime, karrierë me shumë çmime dhe bashkëpunime me emra të famshëm – Claydee, shqiptari i hiteve ndërkombëtare
Foto: Claydee/Instagram

Tashmë një numër i madh artistët shqiptarë kanë një karrierë të suksesshme të ndërtuar në shtete të ndryshme.

Ndonëse janë thyer kufijtë kontinentalë sa i përket sukseseve të muzikës, muzikantët me prejardhje shqiptarë vazhdojnë të mbesin liderë edhe në shumë shtete të Ballkanit.


I tillë është Claydee – artisti me prejardhje nga Shqipëria i cili zhvilloi karrierë në Geqi.

I lindur me emrin e vërtetë Klejdi Llupa, ai u rrit në një familje me frymë shqiptare ani pse në një shtet të huaj. Karriera e tij përkon më shumë me kulturën e shtetit ku kaloi pjesën më të madhe të jetës, por që ai njeh fare mirë kulturën dhe traditat vendase.

Telegrafi ju sjell në vazhdim një rezyme të karrierës së këngëtarit dhe kompozitorit shqiptar të shumë hiteve, karriera e së cilit është vërtet e pasur në shtetin grek, por jo vetëm…

Si nisi gjithçka?

Foto: Claydee/Facebook

Claydee është i lindur në Tiranë, por kur ai ishte vetëm katër vjeç, familja e tij vendosi të zhvendoset në Athinë.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai ndoqi SAE (International Technology College) ku u diplomua në drejtimin ‘Inxhinieri Audio’ në vitin 2006. Një vit më vonë, ai mori titullin ‘bachelor’ në degën ‘Artet dhe Regjistrim’ nga Universiteti Middlesex .

Pas mbarrimit të shkollimit, në vitin 2008 punësohet në MTV Greece.

Eksperienca e fituar në punën si inxhinier i audios i sjell atij bashkëpunime me shumë artistë të njohur, nga ku bëhet kompozitor i shumë prej tyre deri në momentin që vendosë të debutojë vet në muzikë.

Karriera dhe çmimet

Foto: Claydee/Facebook

Lupa publikoi këngën e tij të parë “Call me”, e cila u vlerësua me çimin ‘Klipi më i mirë i zhanrit dance’ në MADTv Awards në vitin 2011.

Kënga e tij e dytë, “Deep Inside”, ishte një këngë pop/dance e cila gjithashtu u prit mirë, ndërsa në verën e vitit 2012 ai publikoi hitin ndërkombëtar “Mamacita Buena” e cila u bë kënga e parë greke që kishte më së shumti shikime në kanalin YouTube.

Ai u nominua për Çmimin e këngëtarit më të mirë grek në MTV Europe Music Awards . Kënga e tij “Sexy Papi” arriti të renditej e para në top-listat muzikore në vendet si: Greqia, Polonia dhe Serbia ndërsa “Coca-Cola” në Greqi e zgjodhi atë për t’ia sponsorizuar turneun muzikor të vitit 2013.

Ai ka performuar në një numër të madh vendesh si: Qipro, Shqipëri, Serbi, Poloni, Rumani, Rusi, Kanada, Shtete të Bashkuara, Suedi dhe Itali.

Kënga e tij “Dame Dame” me Lexy Panterra është aktualisht videoja e tretë më e shikuar në YouTube nga një artist grek me më shumë se 100.000.000 shikime.

Në vitin 2010, Claydee bashkë-krijoi “Down2Earth”, një kompani konsulente dhe zhvillimi të artistëve të industrisë muzikore, me mikun e tij Evan Klimakis. Kjo nga ana tjetër çoi në lansimin e Down2Earth Records – tani labeli më i madh dhe më i suksesshëm i muzikës i pavarur i Greqisë.

Bashkëpunimet me shqiptarë

Foto: Claydee/Facebook

Ashtu si rrënjët e tij, Claydee nuk e ka mbajtur larg lidhjen me shtetin e tij amtar dhe artistët që vijnë nga ai vend.

Ai ka bashkëpunuar me disa prej tyre, gjersa edhe është producent i disa prej këngëve hit të tregut muzikor shqiptar.

Në vitin 2019, ai realizon bashkëpunimin e parë me këngëtaren shqiptare me famë në Greqi, Eleni Foureira (Elena Furkaj emri i vërtetë), të titulluar “Loquita”.

Kënga në fjalë ishte hit absolut i asaj vere në shtetin grek dhe deri më tani ka marrë mbi 42 milionë shikime në kanalin YouTube.

Po në të njëjtin vit, Claydee realizon bashkëpunim edhe me këngëtaren dhe prezantuesen e njohur shqiptare, Luana Vjollca, të titulluar “Yalla Habibi” – një këngë pak me ritme orientale, e cila u pëlqye shumë dhe përve¬ç Greqisë, suksesi i saj u shtri edhe në trevat shqiptare.

Claydee gjithashtu ka qenë producent në bashkëpunim e famshëm të motrave Istrefi, Nora dhe Era, në vitin 2019 në këngën “Nuk e di”.

Sa i përket Norës, ai ka qenë bashkë-prodhues muzikor edhe në një prej këngëve më të famshme të saj me titull “Anna”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me reperin Gjiko.

E kur jemi te Era, ai ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim të ri me artisten e Kampionatit Botëror 2018.

Dyshja janë lajmëruar nga studio e regjistrimit të producentit Big Bang Beats, ku kanë publikuar një fotografi të përbashkët me Erën dhe producentin Arbër Gjikolli, me çka edhe kanë dhënë shenja se bashkëpunimi i tyre i radhës do të jetë një mega-hit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by CLAYDEE (@iamclaydee)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Magazina
Këngëtarja përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision e festoi kualifikimin në finale duke u puthur me një grua

Këngëtarja përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision e festoi kualifikimin në finale duke u puthur me një grua

Magazina
Kalo në kategori