LAJMI I FUNDIT:

Kënga “Stuck with You” e Justin Bieber dhe Ariana Grande solli 3.5 milionë dollarë në ndihmë të mjekëve dhe infermierëve

Kënga “Stuck with You” e Justin Bieber dhe Ariana Grande solli 3.5 milionë dollarë në ndihmë të mjekëve dhe infermierëve
Ariana Grande dhe Justin Bieber (Foto: YouTube)

Kënga e frymëzuar nga karantina e Ariana Grandes dhe Justin Bieber, “Stuck With U”, tani ka mbledhur mbi 3.5 milionë dollarë që shkojnë në ndihmë të familjeve, mjekëve dhe infermierëve.

Projekti, i cili u publikua më 8 maj të vitit 2020, u regjistrua si një përgjigje e pandemisë COVID-19 dhe dhuroi 100% të fitimeve të tij nga transmetimet dhe shitjet.


Një bashkëpunim midis Grande, Bieber, Scooter Braun’s SB Projects (i cili menaxhon Grande dhe Bieber), Republic Records dhe Def Jam Recordings, fitimet e këngës do të përdoren për të ndihmuar familjet, punonjësit e kujdesit shëndetësor, mjekët e zjarrfikësit – të cilët ishin në vijën e parë të pandemisë.

Ariana Grande dhe Justin Bieber (Foto: YouTube)

“Ndërsa bota po izolohej, ne po kërkonim mënyra se si mund të kishim një ndikim pasi ka qenë gjithmonë përparësia e Scooter, SB Projects e po ashtu edhe e artistëve”, tha Shauna Nep, nënkryetare e filantropisë për SB Projects.

Të gjitha lajmet nga Justin Bieber
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Bieber

“Ne ishim shumë të emocionuar që u bëmë partnerë me First Responders Children’s Foundation, të cilët kanë mbështetur ata në vijën e parë të pandemisë, si dhe familjet e tyre. Më shumë se një vit më vonë, ne jemi shumë krenarë të shohim se sa është mbledhur dhe çfarë është arritur. Falenderojmë Fondacionin për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre në këtë punë”.

Përveç ndikimit të tij bamirës, “Stuck With U” ishte gjithashtu një hit, duke debutuar në krye të Billboard 100 dhe duke fituar çmimin për ‘Videon më të mirë muzikore’ në MTV VMA 2020.

Videoja e realizuar në shtëpi përfshinte gruan e Bieber, Hailey, burrin e Grandes, Dalton Gomez, Kylie dhe Kendall Jenner, Demi Lovato, Chance the Rapper, Kanye West, Kim Kardashian, Michael Buble dhe Jaden Smith. /Telegrafi/

Pjesë nga klipi i Justin Bieber me Ariana Grande (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori