Besa Kokëdhima ka njoftuar se është duke incizuar këngën e saj të re.

Projekti i ri muzikor i këngëtares nga Shqipëria është produkt i Threedots dhe do të vijë shumë shpejt.


Këngëtarja ka publikuar një fotografi nga studioja, ku shihet duke kënduar.

“Duke incizuar muzikën time të re me Threedots Production. Do të vijë shumë shpejt”, ka shkruar Besa. /Telegrafi/