LAJMI I FUNDIT:

Kënaqësia nuk njeh moshë

Kënaqësia nuk njeh moshë

Edhe pse duket e vështirë për t’u besuar, seksi përmirësohet ndjeshëm tek femrat që janë pranë procesit të menopauzës. Ato kanë më shumë përvojë, e dinë çfarë duhet të kërkojnë dhe janë të gatshme për ta kërkuar atë.

Me fëmijët larg shtëpisë ato janë më pak të stresuara dhe kanë më shumë kohë për t’u dhënë pas marrëdhënies së tyre intime. Me kalimin e viteve fillon edhe luhatja e hormoneve, në këtë mënyrë femrat mund të provojnë një “valë” të madhe të “testosteroneve të lirë”, të cilat rrisin dëshirën e tyre për të marrë kënaqësi. Por hormonet mund të “punojnë” kundër jush. Shumë femra jetojnë një rënie të vërtetë të dëshirës seksuale gjatë fazës të menopauzës. Gra të tjera mund të hasin probleme në arritjen e orgazmës ose thjesht mund të ndihen më pak seksuale.

Simptomat
Shkreptimat e para të simptomave të menopauzës janë tharja vaginale, gjendja e përgjumësisë, humori i rëndë, si dhe rrjedhja e tepërt e sasisë së gjakut mund t’i bëjnë të ndihen aspak joshëse dhe me dëshirën për të kryer raportin intim. Të tjerë elementë që mund të luajnë një rol në këtë dëshirë të ulët është fakti që mund të ndihen të plakura, ju duket se kanë humbur pamjen e tyre të jashtme, aftësinë dhe shëndetin e një partnereje të denjë, por nuk mund të mos përmenden edhe ilaçet që duhet të marrin gjatë kësaj periudhe. Këshilla më e mirë që japin mjekët dhe specialistët rreth marrëdhënieve seksuale dhe menopauzës, është “përdoreni atë ose humbeni”.


Femrat të cilat vazhdojnë të kenë seks të vazhdueshëm gjatë procesit të menopauzës kanë më pak probleme seksuale sesa gratë të cilat rrallojnë numrin e kontaktit fizik ose që nuk bëjnë seks fare. Sa më shumë seks të bëni aq më shumë e “inkurajoni” gjakun të rrjedhë në zonën vaginale, i cili bën të mundur mbajtjen më të shëndetshme të indeve. Lubrifikimi vaginal është gjithashtu më i bollshëm tek femrat të cilat bëjnë më shpesh seks. Muskujt e legenit të cilët përdoren më shumë, bëhen më të fortë dhe më funksionalë. Por ajo çfarë është më e rëndësishme, kryerja e marrëdhënieve të rregullta seksuale e inkurajon një femër të mendojë më shumë për veten e saj si një qenie seksuale pa i kushtuar shumë vëmendje moshës.

Problemet
Sipas teorisë së disa kërkuesve, trupi mund të përgjigjet në nivele më të larta të aktivitetit seksual duke prodhuar më shumë hormone. Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se si meshkujt edhe femrat kanë tendencën të ndjejnë më pak dëshirën për seks pas disa vjetësh. Me kalimin e kohës ata kuptojnë se kanë shumë vështirësi në arritjen e orgazmës. Shumë çifte zbulojnë se seksi mund të bëhet edhe më i bukur nëse partnerët bisedojnë mes tyre për pengesat. Nëse partnerët ndihen të lumtur me veten e tyre dhe njëri-tjetrin, seksi i mirë do t’i shoqërojë në çdo moshë. /Telegrafi/