LAJMI I FUNDIT:

KEMM: Gazetarët duhet të reflektojnë vlerat e profesionit dhe jo të nxisin dhunë

KEMM: Gazetarët duhet të reflektojnë vlerat e profesionit dhe jo të nxisin dhunë

Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) ashpër ka kritikuar të gjithë format e llogarive fizike, ku janë të përfshirë gazetarë, si dhe bën thirrje në përmbajtje dhe reagime të qeta të çfarëdo provokimi nga cilido do që është në qendër të forcës, grupacionit apo individualisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gazetarët janë të detyruar të respektojnë vlerat e profesionit të tyre, të mos nxisin dhunë as me shkrimet e tyre, as me sjelljen e tyre dhe asnjëherë të mos harrojnë se arma e tyre më e fuqishme është fjala.


Na pret një periudhë e trazuar e fushatës politike dhe tensione para zgjedhjeve të ardhshme lokale, prandaj KEMM bën thirrje për përgjegjësi maksimale në ushtrimin e profesioneve publike. KEMM gjithashtu i bën thirrje medias për një qasje më serioze në raportimin, gjegjësisht interesi publik të jetë kusht kryesor në përzgjedhjen e temave që i prezantohen audiencës. Përveç informacionit, media ka edhe rol edukativ, ata duhet të pasurojnë diskursin publik, të ndikojnë në kultivimin e saj, e jo në uljen e nivelit të komunikimit publik dhe krijimin e një atmosferë që nuk është e përshtatshme të një shoqërie moderne demokratike”, thuhet në komunikatë.

Përndryshe, dje para kafenesë ‘Manda’ në Shkup, Ljupço Pavleski ngjyrosi Branko Geroskin me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë duke i thënë “Ja revolucioni yt laraman”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori