LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Tentimi i përdorimit të rinisë për të nënvlerësuar kontributin e gjeneratave, veprim i gabuar

Kelmendi: Tentimi i përdorimit të rinisë për të nënvlerësuar kontributin e gjeneratave, veprim i gabuar

Ish deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se, tentimi i përdorimit të rinisë për të nënvlerësuar kontributin e gjeneratave, është i veprim i gabuar.

Ai duke marrë shembull kontributet e ish presidentit Ibrahim Rugova, familjes Jashari, Haradinajve, ka thënë se, kontributi historik që ka ndikuar në përparimin politik dhe ekonomikë ka ndodhur sepse gjeneratat e reja janë edukuar, frymëzuar së pari nga prindërit, mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, janë motivuar nga Heronjtë, shkrimtarët dhe literatura e shkruar me sakrifica të mëdha.


“Por edhe pavarësia, liria janë bërë mu nga kombinimi dhe kontrubti i gjeneratave të asaj kohe, politika paqësore e z. Rugova, familjet me gjenerata brenda saj Jashari, Haradinaj, pastaj politikat edukativo-arsimore që edukuan dhe arritën të bëjnë që rinia të ngre armët kundër armikut, Serbisë. Arritjet, jo e tëra aje që ishte pritshme, por është e njohur që mundë të bëhet mirë dhe shumë më mirë me kohën e në veçanti duke bashkëpunuar me Bashkësinë Ndërkombëtare”, thotë ai.

Sipas Kelmendit, është e pa falshme është që në emër të luftimit të krimit dhe korrupsionit, të prishet besimi ndërkombëtarë, të nxitet pabesueshmëri në mes të gjeneratave, babait dhe djalit dhe anasjelltas.

“Të tentohet të vish deri tek pushteti absolut dhe atë duke e manipuluar gjeneratën më të ndritshme. Të destabilizohet vendi dhe e ardhmja e tij, që të gjitha investimet pronësore dhe financiare i kanë bërë jashtë. Duhet qartësuar që prezenca e Bashkësisë Ndërkombëtare e investuar shumë në orjentimin tonë politikë dhe ekonomik në asnjë mënyrë dhe rrethanë nuk lejon kthimin në sistemin totalitar”, thekson më tej.

Kelmendi ka përmendur propagandën përmes rrjeteve sociale, për të cilën thotë se “nuk është e ndershme që në emër të punëve që po kryhen me rrjete sociale, të thuhet se po kontribuohet për çështje ekonomike dhe politike”.

“Por, edhe propagimi që po bëhet përmes rrjeteve sociale nga ambientet e izoluara nuk qëndron se është vendimtare, sepse punën në luftimin e pandemisë e bëjnë Institucionet Shëndetësore duke u kujdesur drejtpërsëdrejti për vetëm 55 pacient. Të tjerët janë në vetizolim dhe me vetkujdes. Andaj, nuk është e ndershme që në emër të punëve që po kryhen me rrjete sociale, të thuhet se po kontribuohet për çështje ekonomike dhe politike.

Shteti ka obligim dhe duhet të punojë që të rinjtë e Kosovës të gjejnë vende pune kualitative me të ardhura të larta në vendin tonë dhe me këtë do të çkapen nga manipuluesit e mundshëm”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/