LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi shkruan për sistemin bankar të Kosovës, kërkon të korrigjohet aspekti negativ i saj

Kelmendi shkruan për sistemin bankar të Kosovës, kërkon të korrigjohet aspekti negativ i saj

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ramiz Kelmendi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook shkruan se duhet të përshpejtohet zgjedhja e kontesteve bankare, duke ndodhur sundimi i ligjit në tërësi.

“Shkalla e kolateralit, nga 1 euro kredi të sillet në 1.2 euro kolateral”, shkruan Kelmendi, sipas të cilit duhet të zvogëlohet kamata e klientëve që marrin kredi.


Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Rritja e depozitave të qytetarëve në Bankat e Republikës së Kosovës në njërën anë besueshmëri në sistemin bankarë të Kosovës, e në anën tjetër dëm për investimet nga qytetarët vendorë dhe diaspora, në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Dihet qartë se këto depozita janë kapital i freskët dhe i domosdoshëm për investitorët e mundshëm në Kosovë, por duke parë rritjen e depozitave në njërën anë dhe rënien e investimeve në anën tjetër, është detyrë për të gjetur mënyrën e plasmanit të këtyre parave në tregun e investimeve.

Në Kosovë kemi një metodë të vetme të financimit për ekonomitë që për mendimin tim është vetëm mundësi investimi me kredi komerciale, e që këto kredi mbështesin vetëm ekonomitë të cilat kanë kontinuitet nga e kaluara, edhe për ekonomitë e vogla. Por, për të mbështetur ekonomitë prodhuese që mbështesin zhvillimin ekonomik, punësimin në masë dhe me kualitet, zëvendësimin e importit me kualitativ, duhet që përpos një metode të kreditimit, të shtohen edhe disa metoda të njohura të cilat mundësojnë plasmanin e kapitalit në mënyrë efikase, të qëndrueshme dhe të kthyeshme.

Në Kosovë është bërë e njohur se kamatat në depozita tani janë negative, pra në të kaluarën u paguanin depozituesve ndërsa tani depozituesit paguajnë për të ruajtur depozitat në bankë, meqë sipas informatave për këto depozita nuk ka hapësira në trezore për ti mbajtur fizikisht paratë, dhe në shumicën e rasteve eksportohen në bankat amë, jashtë Kosovës.

Kamata në klientët që marrin kredi, është ende e lartë, sillet nga 5% deri në 10% dhe kjo kamatë mundë të zvogëlohet vetëm me rritjen e plasmanit të kredive të reja, sepse këto 3 miliardë plasman që ishte dashur të ishin, së paku 2 miliardë prej tyre të jenë të plasuara. Nga kjo del se norma e kamatës ishte dashur të zvogëlohet nga 3% deri në 6%.

Për mungesë plasmani vend të veçantë po luan edhe mungesa e kolateralit dhe kolateralit të shumtë, të kërkuar si garancë për kredi si p.sh. 1 euro kredi, 2 euro kolateral, që për specifikat e Kosovës është shumë e lartë.

Për të zvogëluar këtë madhësi të kolateralit nevojitet urgjentisht të përshpejtohet zgjedhja e kontesteve bankare duke ndodhur sundimi i ligjit në tërësi, me shpejtësi dhe kohë më të shkurtër se 6 muaj, në mënyrë që shkalla e kolateralit nga 1 euro kredi të sillet në 1.2 euro kolatera” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori