LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: S’e votoj demarkacionin për hir të rugovasve

Kelmendi: S’e votoj demarkacionin për hir të rugovasve

Që të mos e votojë marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, Ramiz Kelmendi, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, po thotë t’i ketë bërë shumë presion opozita.

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Kelmendi ka deklaruar se ka marrë me dhjetëra mesazhe në telefonin e tij nga opozitarët, të cilët i kanë kërkuar që vota e tij të jetë kundër kësaj marrëveshjeje.


Ai edhe njëherë gjatë kësaj interviste, e ka konfirmuar se do të votojë kundër marrëveshjes, vetëm për hir të bashkëvendësve të tij në Rugovë.

“Opozita më ka bërë më shumë presion që të mos e votoj demarkacionin. Publikisht kam thënë se nuk e votoj demarkacionin. Nuk kam ndryshuar mendje që një vit. Nuk është dashur të më dërgojnë mesazhe që të mos e votoj demarkacionin. Nga pozita vetëm më kanë pyetur për qëndrimin, por s’më kanë kërkuar ta ndryshoj”, tha ai.

Kelmendi ka thënë se votën kundër po e jep vetëm për hir të bashkëvendësve të tij nga Rugova, dhe se vota e tij kundër demarkacionit, nuk do të thotë se ai është kundër Qeverisë në këtë rast.

Dërguti: Deputetët kanë përgjegjësi individuale për demarkacionin
Lexo po ashtu Dërguti: Deputetët kanë përgjegjësi individuale për demarkacionin

Më tutje, ai u shpreh se beson që ky demarkacion është në rregull sepse ka besim në institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sipërfaqja e tokës është e llogaritur. Është koha që ekspertët të konsultohen me teknologjinë e fundit. Nëse thuhet se s’kemi humbur asnjë metër katror, nuk kam arsye që të mos u besoj institucioneve të SHBA-ve. Nëse do kishin dashur ata, mund të mos na e jepnin as këtë territor që e kemi”, tha deputeti Kelmendi.

“Nëse SHBA-të kanë thënë se kjo është sipërfaqja e Kosovës sipas kufijve të vitit 1974, s’kam arsye të mos e besoj. Për shkak të bashkëvendësve të mi që i kam në Rugovë, kam vendosur që të votoj negativisht në ratifikimin për demarkacionin. Kjo votë nuk vjen se jam kundër qëndrimeve të pozitës e pro atyre të opozitës, do të jetë në favor bashkëvendësve të mi”, ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi u ka bërë ftesë publike liderëve të vendit, duke i ftuar që të takohen e të diskutojnë rreth demarkacionit, pa asnjërin prej akterëve ndërkombëtarë, sepse sipas tij, është koha që problemet e vendit tonë, t’i zgjidhin vetë.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori