LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Sa ma larg që i ka duart politika nga biznesi, puna ec me mirë

Kelmendi: Sa ma larg që i ka duart politika nga biznesi, puna ec me mirë

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka folur për  raportin ndemjet biznesit dhe politikës në Republikën e Kosovës.

Ish-zevendëskryeministri dhe pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi ka thënë se sa më larg duart i mbajnë politikanët larg nga bizneset, aq më mirë punët do t’i kenë këta të fundit.

Kelmendi në Debat Plus në RTV Dukagjini tha se Kosova ka nevojë të ketë investitorë të rinj.

Ai thotë se të rinjtë nuk kanë nevojë për skema sociale por për garantimin e fondit për kredi.

Sipas Kelmendit Qeveria Kurti II, nuk është  duke i ndihmuar bizneset.

“Bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës  me institucione ekonomike nuk ekziston fare. Prandaj nga kjo del se qeveria nuk po ka nevoje fare te informohet për kërkesat bizneseve po as që po informohet për qëllimet e bizneseve të reja”, ka thënë  Kelmendi.

Më tej ai ka thënë se bizneseve të madha iu duhet vetëm legjislacioni ndërsa atyre të voglave edhe ndihma shtetit.

“Unë nuk po kërkojë që të më subvencionohen punëtorët, por djali im kërkon që të mos këtë doganë për material. Deri sa ne paguajmë dogana për material, shtetet tjera i lirojnë, te ne paguan akcizë ndërsa shtetet tjera nuk e kanë akcizën”, ka theksuar ai.

Sipas tij me këto politika fiskale nuk mund të zhvillohet prodhimi  në Kosovë.

“Ne e kemi një gjeneratë të re të cilët sapo ta përfundojnë studimet, nuk kanë mjete investive dhe pa mjete invenstive nuk ka zhvillim”, ka shtuar Kelmendi./Telegrafi/