Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka shpjeguar në InfoBox të RTV Dukagjinit se pse kosovarët po shprehin simpati ndaj Turqisë por veçanërisht ndaj presidentit të saj Recep Tayyip Erdogan.
Në këtë intervistë ai ka folur për rolin e Erdoganin karshi çështjes së Kosovës, ndërsa është përgjigjur edhe nëse do të ishte i gatshëm të jap jetën për presidentin e Turqisë.
Kelmendi ka thënë se ka reagimi i partisë së tij ka qenë i drejtë dhe parimor.
“Ka qenë reagim i drejtë dhe parimorë. Të nesërmen kanë reaguar edhe institucionet kosovare, qeveria, presidenca e kuvendi, por ato nuk i kanë reagimet parimore sepse kanë pritur kush po fiton. Ne duhet të jemi me të drejtin e jo më të fortin”, tha ai.
“Janë dy arsye që populli i Kosovës ti jep mbështetje maksimale presidentit Erdogan dhe popullit të Turqisë, dhe kjo ka zgjuar disa reagime tek disa analistëve, që janë reagime të rrezikshme pasi që kanë dalë në krah të terroristëve dhe puçistëve të cilët i kanë shkel me tank njerëzit civil në Turqi”, ka thënë Kelmendi, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se “Erdogani llogaritet në këto 14 vitet e fundit, sa është në pushtet, është lideri i pari që ka ardhur pas atyre regjimeve të ndryshme si një lider besimtarë praktikues fetar. Dhe njëra ndër arsyet që populli i Kosovës mbështet Erdoganin është aspekti fetar”.
Ndërkaq arsyeja tjetër pse kosovarët kanë simpati për presidentin turk, sipas Kelmendit, është se Erdogani është prej liderëve botëror së bashku me SHBA-të të cilët janë mbështetësit më të fortë të pavarësisë së Kosovës.
“Erdogani ka bërë shumë për Kosovën”, ka thënë Kelmendi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe