Ndërmarrja Termokos njofton se ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e saj.
Sipas tyre, ndërprerja me ngrohje është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës. Kjo e fundit ka reaguar duke thënë se, sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në termocentralin ‘Kosova A’ kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive (A3, A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MW/h. Ndërsa, në ‘Kosova B’, deri në mesnate sot ishte në punë njësia B1. Sido që të jetë, për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njësinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve, njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, më 16.12.2021, kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore. Duke falënderuar palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji ne kushtet aktuale të krizës sezonale dhe botërore energjetike”, thuhet në reagimin e KEK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore