LAJMI I FUNDIT:

Keira Knightley deshi ta braktiste aktrimin pas diagnostikimit me PTSD

Keira Knightley deshi ta braktiste aktrimin pas diagnostikimit me PTSD
Keira Knightley (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images for Disney/Guliver)

Keira Knightley ka treguar se kishte dashur të tërhiqej nga aktrimi pas diagnostikimit me PTSD (çrregullimin e stresit post-traumatik) në moshën 22 vjeçare.

Aktorja ka folur së fundmi për fillet e famës së saj duke përfshirë edhe diagnostikimin me këtë sëmundje mendore.


Keira Knightley (Foto: Victoria Jones – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Knightley u bë e popullarizuar që në moshën 17 vjeçare me rolin e saj në hit-filmin britanik, “Bend It Like Beckham”, ndërsa më pas u nominua për Oscar me paraqitjen në filmin “Pride and Prejudice”.


PTSD

Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) është një çrregullim i ankthit që shkaktohet nga ngjarjet shumë stresuese, frikësuese ose të hidhura.

Ata që vuajnë nga PTSD zakonisht e rikujtojnë ngjarjen traumatike përmes anktheve të natës dhe kujtimeve të shkurtra, ndërsa mund të përjetojnë ndjenjën e izolimit, nervozizmit dhe fajit.

Po ashtu, mund të kenë probleme me gjumin, siç është pagjumësia dhe e kanë të vështirë të përqendrohen.

Këto simptoma shpesh janë të rënda dhe të qëndrueshme duke ndikuar dukshëm në jetën përditshme të personit që vuan nga kjo gjendje.


Dhe vetëm në fillim të njëzetave, ajo ishte njëra prej femrave më të pasura në industrinë e filmit, porse kjo i kushtoi me shëndetin e saj mendor, duke qenë se ndihej e vetmuar teksa angazhimi profesional ishte shumë intensiv.

Lajmet për Keira Knightley
Lexo po ashtu Lajmet për Keira Knightley

Duke folur për vitet e para të famës, Keira ka rrëfyer se për pak sa nuk hoqi dorë nga gjithçka, po të mos kishin qenë familjarët dhe miqtë e ngushtë që e mbështetën.

Keira Knightley (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images for Disney/Guliver)

“E mendova atë (ta braktisjen aktrimin), sidomos në periudhën kur pata një thyerje psikike”, ka thënë 33-vjeçarja për Hollywood Reporter.

“Mendoja se isha e pavlerë. Ndjehesha sikur nuk ekzistoja dhe se isha ajo krijesa e çuditshme me këtë fytyrë të çuditshme, ndaj të cilës njerëzit reagojnë në një mënyrë ekstreme”, ka theksuar ajo më tej. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori