KEDS thekson se tashmë kur i ftohti ka filluar, adaptimi i një sërë masash për kursim të energjisë elektrike, nuk është vetëm domosdoshmëri, por është edhe përgjegjësi sociale.
Në njoftim KEDS thekson më tej se frika në mos po kthehen kufizimet me energji elektrike, bashkë me të edhe zhurma e padurueshme e gjeneratorëve, nuk duhet të bëhen pjesë e diskursit social, por duhet të zëvendësohen me ndryshimin e rutinës së përgjegjshme ditore karshi shfrytëzimit të energjisë elektrike.
“Rikthimin e krizës energjetike te ne nuk duhet ta shikojmë ekskluzivisht si imponim nga një gjendje gjeopolitike përtej kufijve tanë, porse si nevojë e një intervenimi individual për të mirën e vetes dhe atë kolektive. Edhe shpallja e gjendjes emergjente, bashkë me të edhe thirrjet për kursim, nga ana e autoriteteve tona, kanë ardhur si rezultat i kësaj krize energjetike.
Rrjedhimisht, të mos heqim dorë për kursim të energjisë elektrike është kryefjala”, thuhet në njoftim.
Udhëzimet që kanë dalë nga KEDS për shfrytëzimin e matur të energjisë elektrike janë zgjeruar edhe përtej tij. Fushata vullnetare e kompanisë “Karrota”, si një përpjekje individuale për qëllim të mirë kolektiv, erdhi si paralajmërim i një krize të madhe energjetike që po na pret këtë dimër.
Zhurma e padurueshme e gjeneratorëve nuk ka për qëllim ndjelljen e frikës, veçse të përjetuar në praktikë, por ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë sonë për kursim të gjithmbarshëm të energjisë elektrike.
Duke e ditur rëndësinë e ofrimit të ideve individuale e kreative për kursim të energjisë elektrike, KEDS mirëpret krijimin e aleancave të tilla me qëllim të bashkërendimit të përpjekjeve për ndërgjegjësimin e masës së gjerë për pjesëmarrje aktive në kursim.
Të kursejmë bashkë që të mos e kalojmë dimrin me këtë këngë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert