LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Situata me energji elektrike vazhdon të jetë jostabile

KEDS: Situata me energji elektrike vazhdon të jetë jostabile

Situata e furnizimit me energji eklektike vazhdon të jetë e vështirësuar dhe furnizimi i konsumatoreve me rrymë plotësohet nga importi.
Aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është duke prodhuar vetëm me dy blloqe me rreth 400 MW/h.

“KEDS/KESCO dëshiron të sqarojë publikun që situata me energji elektrike vazhdon të jetë jo-stabile që nga e mërkura. Edhe pse për momentin nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, ende sistemi energjetik ballafaqohet me prodhim të pakët vendor i bazuar në vetëm dy blloqe, A4 dhe B2, si dhe i varur nga importi i cili vazhdon të mbulojë rreth 50% të konsumit. Pas hyrjes së bllokut A4 në prodhim, për një kohë të shkurtër Blloku A3 del nga prodhimin ne mënyrë të paplanifikuar, derisa Blloku B1 planifikohet të kthehet në prodhim ne ditët e fundit të dhjetorit”, ka njoftuar KEDS-i në një komunikatë për media.


Duke pasur parasysh që furnizimi me energji elektrike në Kosovë vazhdon të varet nga prodhimi vendor, dhe ai këtyre ditëve nuk mbulon as gjysmën e konsumimit, e gjithë pjesa tjetër është duke u siguruar nga importi, që nga e mërkura kur blloqet janë jashtë pune.

“Edhe pse KEDS/KESCO vazhdon të importojë konstant që nga e mërkura rreth 400 MW/h, në vlerë rreth 120 euro për MW, kjo sasi kur konsumi rritet dukshëm nuk është e mjaftueshme. Edhe më shume këtë situatë e vështirëson vjedhja e energjisë elektrike që fatkeqësisht është shumë e lartë në disa pjesë të Kosovës dhe si pasojë kjo i shkakton sistemit energjetik ngarkesa më shumë se sa sistemi mund të përballojë”, theksojnë në KEDS.

KEDS KESCO dëshiron te lajmërojë publikun që veçse kemi hyrë në muajt e ftohët kur rritet kërkesa për rrymë dhe mosfunksionimi adekuat i një prej hallkave të sistemit energjetik mund të debalancojë atë dhe si pasojë të afektojë konsumatorët.

“KEDS ka hyrë në vitin e 6 të operimit. Të gjitha të hyrat financiare janë investuar dhe kanë mbetur në Kosovë. Pra Kosova, dhe në këtë rast konsumatorët kanë përfituar.

Rreth 120 milionë euro janë investuar në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Me qindra mijë konsumatorë veçse kanë përfituar direkt. Investimet po vazhdojnë edhe me fuqishëm gjatë vitit 2018. Kjo dëshmon se KEDS/KESCO është këtu për të krijuar partneritet me të gjithë, në mënyrë që te ecim përpara”. /Telegrafi/