LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i me rrjet të ri edhe në “Rrahim Ademi” të Ferizajt

KEDS-i me rrjet të ri edhe në “Rrahim Ademi” të Ferizajt

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka vazhduar me shtrirjen e projekteve investive në zona me rëndësi të rajonit të Anamoravës.

Një prej këtyre zonave është edhe Lagja “Brahim Ademi”, një rajon me shtrirje të gjerë në komunën e Ferizajt.


Përforcimi i rrjetit, furnizimi cilësor dhe tensioni stabil janë efektet të cilat janë arritur për konsumatorët të kësaj ane, pas një investimi të madh që KEDS ka sjellë këtu.

Për detajet e investimit është shprehur edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Në lagjen, ose rrugën ‘Brahim Ademi’, KEDS ka arritur të shtrijë investim serioz sipas planin të paraparë, dhe këtu janë vendosur 56 shtylla të reja betoni, 2. 500 metra kabllo dhe dy trafo të reja me fuqi nga 400kVA”, thotë Buzhala.

Në mesin e 106 konsumatorëve që kanë përfituar nga ky investim, është edhe Mejdi Maliqi. Ai vlerëson se investimi ishte tejet i nevojshëm. Sepse sipas tij kërkesat e konsumatorëve ishin ekzistente ndër vite.

brahim-ademi

“Investimi që ka ardhur nga KEDS-i, mund të them se është shumë i rëndësishëm për ne. Kërkesat e banorëve për investime kanë ekzistuar me vite, mirëpo tani në këto dy vite, KEDS ka bërë atë që ishte shumë e nevojshme dhe në i jemi mirënjohës”, tha Maliqi.

Sikur Maliqi flet edhe Halim Halimi, banor i kësaj ane.

“Tensioni stabil vërehet dukshëm, siguria është rritur, pra ekspozimi i rrezikut ndaj kalimtarëve ka rënë me këto investime”, thotë Halimi.

Lagja “Rrahim Ademi” në Ferizaj, është një prej lagjeve të mëdha të rajonit të Ferizaj. Nga investimet e KEDS-it, në këtë pjesë të Ferizajt kanë përfituar edhe ekonomi biznesore. /Telegrafi/