LAJMI I FUNDIT:

KEDS ndërton dy linja të reja për furnizim të Mitrovicës

KEDS ndërton dy linja të reja për furnizim të Mitrovicës

KEDS ka përgatitur dy linja të reja që do të lëshohen në punë deri në fund të javës për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra e informimit të KEDS-it.


Sipas njoftimit, këto linja do të lidhen në nënstacionin e ri të KOSTT-it Ilirida dhe do të bëjnë shpërndarjen e energjisë eletrike për Mitrovicën me fshatrat.

“Këtu përfshihet qendra e qytetit me fshatrat e shumë lokalitete tjera. Me lëshimin në punë të këtyre linjave parashihet që furnizimi me energji elektrike i këtij qyteti të jetë shumë më stabil. Kjo pjesë e Mitrovicës deri tash është furnizuar nga linja 35 kV që vinin nga Vushtrria përmes Skenderaj e deri në Mitrovicë ndërsa linja e dyte është për nënstacionin Shupkovc, i cili tani është duke u furnizuar nga nënstacioni Trepça përmes linjave 35 kV. Por, tashmë linjat 35 KV do të eliminohen komplet, duke bërë që furnizimi të jetë shumë më efikas dhe më ekspeditiv”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, këto dy linja do të bëjnë ndërlidhjen nga nënstacioni Ilirida me ata të KEDS-it- Mitrovica dhe Shupkovci.

“Ky hap do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me energji elektrike të një pjesë të konsiderueshme të qytetit. Kjo, pasi qendra, lagjet e afërta dhe disa fshatra dekada me radhë janë furnizuar nga asetet e Trepçës, shumë të vjetruara. Tash, KOSTT ka ndërtuar asetet e veta, KEDS ka ndërtuar menjëherë linjat e reja për ta bërë ndërlidhjen e tyre me rrjetin distributiv dhe përfitues direkt janë mijëra konsumatorë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KEDS-it. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori