KEDS investon sivjet 4 milionë euro në Ferizaj, qeveria lokale i garanton lehtësimin e procesit
Takimi i para pak ditësh mes të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtorit të Korporatës Energjetike KEDS dhe drejtorit të investimeve në këtë kompani, po vijon me konkretizim të bashkëpunimit.
Sot, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu zhvilluan takimin njoftues me drejtorin e KEDS, Alper Erbas dhe drejtorin e investimeve në këtë kompani, Hasan Oz ku u shpalosën objektivat e KEDS për investimet në territorin e Ferizajt.
Drejtorët komunal panë nga afër zonat ku synohet të shtrihen këto investime dhe bashkërenduan veprimet në funksion të kryerjes së këtij investimi gjigant nga kjo kompani në planin afatshkurtër.
Ata u shprehën të gatshëm të ndihmojnë më të gjitha kapacitetet lokale në këtë proces, duke i siguruar drejtorët e kësaj kompania që qeverisja lokale merr përsipër të gjitha obligimet në kompetencën e saj, për lehtësimin e procesit investiv.
Janë rreth 4 milionë euro investime që priten të kryhen gjatë këtij viti në territorin e Ferizajt, kryesisht në funksion të modernizimit të rrjetit shpërndarës, trafostacioneve, evitimit të mungesa në mbulueshmërinë me energji elektrike të territorit, sanimit të pikave defektoze të shpërndarjes dhe uljes së humbjeve të energjisë elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën