KEDS: Çmimi i energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare arrin në mbi 400 euro/MWh
Ditëve të fundit në bursat rajonale, çmimi i energjisë elektrike i kohës së pikut ka arritur mbi 400 euro për Megavat për orë.
Kjo paraqet rritje gati 100 për qind në krahasim me çmimin prej rreth 250 eurosh sa ishte një javë më herët.
Ky trend vazhdimisht i rritjes kaq të madhe të çmimit të energjisë elektrike që po vjen bashkë me ftohjen e motit, sipas parashikimeve të ekspertëve të tregut të elektroenergjetikës, me gjasë do të jetë akoma më i lartë gjatë ditëve e javëve në vijim.
Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë, së fundi ka arritur në mbi 1,100 Megavat për orë, për çka nevojitet që një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike të importohet me qëllim të përmbushjes së kërkesës.
Gjendja emergjente në të cilën ndodhemi për shkak të krizës energjetike po bëhet akoma më alarmante për shkak të ngarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend-konsumit të madh të energjisë elektrike dhe të çmimeve të papërballueshme të saj në bursën ndërkombëtare.
KEDS/KESCO ka realizuar një sërë fushatash ndërgjegjësimi, përmes së cilave u kanë bërë dhe vazhdojnë t’u bëjnë thirrje konsumatorëve që të kursejnë sa më shumë energji elektrike, sidomos në ngrohje-të gjejnë alternativa tjera për ngrohje e jo me energji elektrike.
Të kursejmë të gjithë në maksimum që të kemi një sistem dhe furnizim të qëndrueshëm elektroenergjetik, në mënyrë që ta kalojmë këtë dimër sa më lehtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak