LAJMI I FUNDIT:

Keçi i lumtur me fitoren ndaj Drenicës, paralajmëron edhe Trepçën ‘89

Keçi i lumtur me fitoren ndaj Drenicës, paralajmëron edhe Trepçën ‘89

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi është parë i lumtur pas fitores së ekipit të tij në udhëtim te Drenica.

Flamurtari mori një fitore të madhe 2-1 ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Drenicës dhe kjo fitore ishte e merituar sipas trajneri Keçi.


“Ne kemi pasur më shumë pushim sesa Drenica e cila luajti edhe për Kupë me Prishtinën dhe këtë e kemi shfrytëzuar”, ka thënë fillimisht Keçi pas ndeshjes për SS Kosova.

“Këtë fitore ia dedikojmë presidentit të klubit për mbështetjen që po na jep”.

Flamurtari fiton derbin kuqezi ndaj Drenicës
Lexo po ashtu Flamurtari fiton derbin kuqezi ndaj Drenicës

“Sa i përket ndeshjes, kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjerë pasi kishim raste të qind për qindta, por ia që në fund pranuam gol dhe rrezikuam, por fatmirësisht e fituam”.

“Tash na pret ndeshja me Trepçën’89 dhe edhe atje shkojmë për fitore”, përfundoi trajneri i kuqezinjve.

Ndryshe, Flamurtari renditet i teti me 32 pikë, ndërsa në ndeshjen e ardhshme përballet në udhëtim me një rival tjetër direkt për mbijetesë, Trepçën ’89. /Telegrafi/