LAJMI I FUNDIT:

Keçi ia dedikon fitoren e Flamurtarit ish-trajnerit Artim Shaqirit

Keçi ia dedikon fitoren e Flamurtarit ish-trajnerit Artim Shaqirit

Flamurtari është rikthyer te fitoren, pasi ka mposhtur Dritën në kryeqytet 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim për ekipin kryeqytetas e shënoi Torvioll Stullqaku, 15 minuta para fundit të ndeshjes.


Trajneri i kësaj skuadre Sunaj Keçi u shpreh i lumtur me fitoren e arritur në duel me gjilanasit, derisa kishte edhe një dedikim të veçantë pas ndeshjes.

“Fitoren ia dedikojmë Artim Shaqirit ish trajnerit tonë. Sa i përket Dritës, kanë një skuadër që e çmoj shumë, patën posedim të topit, kishte edhe raste, por që fatmirësisht arritëm të shënonim”.

“Që një muaj e gjysmë ishim pa fitore, këto tri pikë do të thonë shumë për djemtë dhe për ecurinë në vazhdim”, tha Keçi pas ndeshjes.

Me këtë fitore, Flamurtari tubon 12 pikë në pozitën e nëntë, derisa Drita është në të tretën me 24 sosh. /Telegrafi/