LAJMI I FUNDIT:

Keanu Reeves ua pagoi të gjitha shpenzimet ekipit të tij “The Matrix Resurrections” për udhëtimin në San Francisco në premierën e filmit

Keanu Reeves ua pagoi të gjitha shpenzimet ekipit të tij “The Matrix Resurrections” për udhëtimin në San Francisco në premierën e filmit

Keanu Reeves vazhdon të jetojë sipas reputacionit të tij si një nga zotërinjtë e Hollywoodit.

Nga dhurimi i orëve Rolex ekipit të tij të “John Wick 4” e deri te dhurimi i motoçikletave bashkëpunëtorëve të “Matrix Reloaded”, Reeves njihet për dhuratat bujare për ata që janë në mesin e tij.

Kjo nuk u përjashtua as për ekipin e “The Matrix Resurrections”.

Keanu Reeves (Foto: AP)

The Hollywood Reporter ka zbuluar se Reeves ka shpenzuar bujarisht për miqtë, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e tjerë të ekipit për të shijuar një eksperiencë luksoze për premierën në San Francisco të “The Matrix Resurrections”, e cila u zhvillua në Bay më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Të gjitha lajmet nga Keanu Reeves
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keanu Reeves

Sipas raportimeve, Reeves donte të sigurohej që të gjithë të ndiheshin të përfshirë në festë, dhe kështu ftoi të gjithë anëtarët e ekipit, agjentët e menaxherët si dhe miqtë, familjen e të afërm të tjerë që të merrnin pjesë në këtë ceremoni.

Keanu Reeves (Foto: Matrix)

Thuhet se ai pagoi faturën për një avion privat, si dhe akomodimin në hotel, biletat për premierën dhe gjithashtu organizoi aktivitete dhe dhurata të tjera për listën e të ftuarve, duke përfshirë një drekë të veçantë pas premierës.

Kur u pyet nga The Hollywood Reporter se pse bëri gjithë këto shpenzime të mëdha, ai tha: “Është e mrekullueshme të jemi në gjendje të ndajmë përvojat dhe jetët tona së bashku”.

Ylli kanadez vetëm rreth dy muaj më parë u dhuroi Rolex gjithë dublantëve të “John Wick 4”. /Telegrafi/

Keanu Reeves (Foto: Matrix)

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori