LAJMI I FUNDIT:

KE: Të gjithë të sigurojnë zbatimin e marrëveshjes me Greqinë

KE: Të gjithë të sigurojnë zbatimin e marrëveshjes me Greqinë

Komisioni Evropian ka reaguar për përdorimin e gjuhës së urrejtjes të kryetarit Gjorge Ivanov dje në Meçki Kamen, në të cilën ai deklaroi se nuk mbështes marrëveshjen me Greqinë për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Brukseli jep mesazhin se pret nga të gjitha palët të jenë konstruktiv, përcjell korrospondetja e AIM-së nga Brukseli.


“Presim nga të gjithë forcat politike të luajnë rolin konstruktiv nëpërmjet të mbështetjes së përbashkët të qëllimeve strategjike dhe ta sigurojnë zbatimin e marrëveshjes”, deklarojnë për AIM nga Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian thekson se e mbështet marrëveshjen në mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Ka shumë hapa të cilat duhet të ndërmerren në të dyja vendet që marrëveshja të jetë konkrete, siç thamë do t’i mbështesim këto hapa në mënyrën më të mirë”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

Brukseli kërkon që qytetarët të marrin pjesë në referendum dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare, sepse kjo është “moment vendimtar për të ardhmen e vendit”, thonë nga KE.

Në lidhje me ngjarjet në Krushevë, KE u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë paqësore t’i tregojnë qëndrimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori