LAJMI I FUNDIT:

KE: Rimëkëmbja e Italisë pritet të ngadalësohet

KE: Rimëkëmbja e Italisë pritet të ngadalësohet

Komisioni Evropian deklaroi sot se rimëkëmbja ekonomike e Italisë sipas parashikimit ekonomik të BE-së është përshpejtuar gjatë vitit 2017, e favorizuar nga kërkesa e jashtme dhe e brendshme, por zvogëlimi i të ashtuquajturave vorbulla ekonomike dhe rritja e perspektivave afatmesme të zhvillimit të ekonomisë pritet të moderojnë rritjen.

Komisioni Evropian tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i  Italisë pritet të rritet me 1,5 për qind gjatë vitit 2017, krahasuar me parashikimin e muajit maj prej 0,9 për qind , por kjo rritje do të ngadalësohet në 1, 3 për qind gjatë vitit 2018 (krahasuar me 0,9 për qind që ishte parashikuar më parë) dhe në 1,0 për qind gjatë 2019.

Italia renditet në vendin e fundit për nga rritja ekonomike në parashikimet ekonomike të Komisionit Evropian për vitet 2017, 2018 dhe 2019.

Perspektiva e rritjes ekonomike e Britanisë së Madhe është pothuajse në të njëjtin nivel me atë të Italisë, por Britania u përjashtua nga tabela BE-28 e Komisionit Evropian, për herë të parë pas çështjes Brexit.

Malta është vendi me performancën më të mirë ekonomike me një rritje prej 5,6 për qind gjatë vitit 2017, 4,9 për qind në 2018 dhe 4,1 për qind në 2019.

Sipas parashikimeve ekonomike të vjeshtës të Komisionit Evropian borxhi i Italisë pritet të ulet deri në një limit të caktuar.