LAJMI I FUNDIT:

KE jep alarmin: Italia ka zhbalancim të tepruar ekonomik, rrezikon Eurozonën

KE jep alarmin: Italia ka zhbalancim të tepruar ekonomik, rrezikon Eurozonën

Italia po përballet me zhbalancime të tepruara ekonomike dhe politikat e qeverisë së saj po i bëjnë gjërat edhe më keq, duke paraqitur një kërcënim për vendet e tjera të Eurozonës, tha Komisioni Europian.

Megjithatë, krahu ekzekutiv i BE-së, puna e të cilit është të analizojë ecurinë ekonomike të secilit prej 28 vendeve të unionit dhe të paralajmërojë për probleme përpara, tha se do të presë derisa të marrë programin e reformave të Italisë në prill, përpara se të ndërmarrë veprime.


“Italia po përjeton një zhbalancim të tepruar. Borxhi i lartë i qeverisë dhe dinamika e zgjatur e produktivitetit, nënkuptojnë rreziqe me rëndësi ndërkufitare, në një kontekst të nivelit ende të lartë të kredive me probleme dhe papunësi të lartë”, tha Komisioni.
Vitin e kaluar, Italia shmangu një procedurë disiplinore të BE-së mbi borxhin e saj shumë të lartë, i cili sipas rregullave të BE-së duhet të bjerë çdo vit.

Në një situatë të paprecedentë, Komisioni hodhi poshtë në tetor projektbuxhetin fillestar të 2019-ës, të koalicionit euroskeptik dhe populist në pushtet, i cili parashikonte ngritjen e huamarrjes për të mbuluar premtimet zgjedhore.
Roma dhe Komisioni përfundimisht arritën një kompromis mbi deficitin, por u bazuan në një parashikim të rritjes ekonomike prej 1.2 për qind. Në shkurt, Komisioni rishikoi atë deri në 0.2 për qind.

“Raporti i borxhit të qeverisë nuk pritet të bjerë në vitet e ardhshme, pasi pamja e dobët makroekonomike dhe planet aktuale fiskale të qeverisë, megjithëse më pak ekspansioniste sesa planet e saj fillestare për 2019, do të sjellin një përkeqësim të suficitit primar”, tha KE. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori