LAJMI I FUNDIT:

KE i FFK-së suspendon për gjashtë muaj Eroll Salihun

KE i FFK-së suspendon për gjashtë muaj Eroll Salihun
(Foto: ffk-kosova.com)

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot (e hënë) mbajti mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE shqyrtoi përgatitjet për organizimin e rrethit elitë të garave për Kosovën U-17 të femrave, ku veç Kosovës janë pjesëmarrëse edhe Gjermania, Sllovenia dhe Austria, e që ky eveniment me rëndësi i është besuar FFK-së nga UEFA.


Me këtë rast u konstatua se të gjitha organet dhe personat përgjegjës janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për pritjen dhe akomodimin e ekipeve si dhe organizimin e ndeshjeve.

Eroll Salihu i shkruan letër kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së: Shpallja e zgjedhjeve është e jashtëligjshme
Lexo po ashtu Eroll Salihu i shkruan letër kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së: Shpallja e zgjedhjeve është e jashtëligjshme

KE analizoi edhe rrjedhën e garave në të gjitha rangjet duke konstatuar se ato po rrjedhin normal dhe me një rivalitet sportiv e të baraspeshuar.

“KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së. KE shqyrtoi edhe Parashtesa dhe ankesa drejtuar këtij organi”, thuhet në njoftim.

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori