LAJMI I FUNDIT:

KDI publikon Transparometrin Komunal 2024 – sfidë mbetet qasja në dokumentet publike të komunave

KDI publikon Transparometrin Komunal 2024 –  sfidë mbetet qasja në dokumentet publike të komunave

Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar raportin Transparometri Komunal 2024, i cili vlerëson nivelin e transparencës në 38 komuna të Kosovës për periudhën janar–dhjetor 2024.

Në hapje të konferencës, Selvije Kurti, menaxhere e projekteve në KDI, ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal.

Ajo ka potencuar se “koncepti i komunave të hapura i fuqizon qytetarët dhe rrit nivelin e përgjegjshmërisë së autoriteteve lokale.”


Sipas saj, transparenca nuk është thjesht çështje vullneti, por “një detyrim ligjor dhe një formë llogaridhënieje për mënyrën se si po menaxhohen burimet publike.”

Transparometri i këtij viti ka shënuar përmirësim të përgjithshëm në krahasim me vitin 2023.

Besnik Ramadanaj nga KDI bëri të ditur se vlerësimi mesatar për 38 komunat është 68.34 pikë, krahasuar me 62.42 pikë sa ishte vitin e kaluar – një ngritje prej rreth 5 për qind.

“Sipas Transparometrit Komunal 2024, komunat që kanë dalë me performancën më të mirë në transparencë janë: Ferizaj, Gjakova, Lipjani e Prizreni, pasuar nga Drenasi, Klina, Obiliqi e Rahoveci,” tha Ramadanaj.

Raporti ka analizuar veçmas transparencën në Kuvendet Komunale dhe Zyrat e Kryetarëve, ku këto të fundit kanë shënuar një epërsi të lehtë. Zyrat e Kryetarëve kanë performuar me 71.56%, ndërsa Kuvendet Komunale me 71.03%.

Një element tjetër i theksuar në raport është migrimi në faqet e reja zyrtare të komunave, i cili ndonëse shihet si hap pozitiv në aspektin teknik, ka rezultuar me probleme në përmbajtje.

Kurti theksoi se “mungon një strukturë e standardizuar dhe e unifikuar për publikimin e dokumenteve”, duke shtuar se “transparenca shkon përtej aspektit teknik – ajo nënkupton qasje reale dhe të drejtë në dokumente publike, përfshirje të qytetarëve në vendimmarrje, komunikim të hapur me publikun dhe llogaridhënie të vazhdueshme.”

Sipas të gjeturave, komunat vazhdojnë të përballen me sfida si mungesa e njoftimeve për qytetarët rreth lansimit të uebfaqeve të reja, mungesë e adresave të qarta (domain), strukturës unike të faqes dhe qasje të plotë në dokumente në të dy gjuhët zyrtare.

KDI rikujton se viti 2025 është vit zgjedhor komunal, dhe për këtë arsye “inkurajohen komunat që edhe gjatë kësaj periudhe të forcojnë dhe të mos neglizhojnë transparencën,” si dhe kandidatët që “të fillojnë me hartimin dhe publikimin e programeve të tyre, duke i dhënë rëndësi transparencës dhe llogaridhënies.”

Transparometri është realizuar në partneritet me 12 organizata lokale dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i Telegrafit: Lexuesit fajësojnë LVV-në për dështimet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sondazhi i Telegrafit: Lexuesit fajësojnë LVV-në për dështimet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Lajme
Ekstradimi i Masuricës në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e forcimit të ligjit në Kosovë

Ekstradimi i Masuricës në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e forcimit të ligjit në Kosovë

Lajme
Cilat janë analizat e gjakut që na tregojnë gjendjen e përgjithshme? Flet hematologu Gashi

Cilat janë analizat e gjakut që na tregojnë gjendjen e përgjithshme? Flet hematologu Gashi

Shëndetësi
Ekstradohet në SHBA 33-vjeçari nga Gjilani, dyshohet për krime online - mashtrim dhe vjedhje të identitetit

Ekstradohet në SHBA 33-vjeçari nga Gjilani, dyshohet për krime online - mashtrim dhe vjedhje të identitetit

Drejtësi
Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore

Lajme
Vrau tri gra brenda një ore - Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau tri gra brenda një ore - Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori