LAJMI I FUNDIT:

KDI kërkon nga Qeveria të jetë më transparente për dialogun: Qytetarët janë të pa informuar

KDI kërkon nga Qeveria të jetë më transparente për dialogun: Qytetarët janë të pa informuar

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë më transparente për dialogun me Serbinë.

Sipas tyre, vizitat e shpeshta të emisarëve special nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po dëshmojnë për një dinamikë të shtuar në dialog.


Tutje, thuhet se përderisa procesi gjendet në një fazë mjaft delikate, qytetarët e Kosovës janë të painformuar mbi përmbajtjen e takimeve të ndërlidhura me dialogun dhe dakordimet eventuale.

“Diskutimet mbi përmbajtjen e propozimit Franko-Gjerman/Evropian dhe zbatimin e  Marrëveshjes së Dialogut mbi Asociacionin janë temat kryesore në debatet mediale, ndërkohë që mungon një debat i strukturuar politik e shoqëror dhe një mostransparencë e theksuar e Qeverisë mbi qëndrimet e saj në raport me këto propozime”, thuhet në komunikatën për media.

KDI vlerëson se duke qenë i mbyllur dhe i reduktuar, ky proces çdo ditë e më tepër po krijon hapësirë për dezinformim, pasiguri dhe ulje të besimit të publikut.

“Informacionet selektive dhe deklaratat e kufizuara të emisarëve ndërkombëtarë mbeten burimet e vetme të informacioneve, ndërkohë që Qeveria po shmang adresimet për publikun. Prandaj Qeveria si mandatare për të udhëhequr dialogun me Serbinë duhet të jetë e hapur dhe ta informojë publikun lidhur me qëndrimet e saj dhe të priturat nga ky proces. Kjo duhet të përfshijë edhe raportimet me vetiniciativë të Kryeministrit në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqësues”.

“Meqë përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi është çështje e interesit nacional, pritjet tona janë që edhe subjektet politike opozitare të tregohen të përgjegjshme dhe serioze në përpjekjet e tyre për ta  mbajtur Qeverinë llogaridhënëse dhe për të ofruar kapacitetet e tyre në formësimin e qëndrimeve sa më konsensuale të palës kosovare”.

Në këtë drejtim, sipas KDI-së opozita përmes praktikave dhe instrumenteve kushtetuese parlamentare, do të duhej të ftonte Kryeministrin në raportim në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, në lidhje me zhvillimet në procesin e dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori