LAJMI I FUNDIT:

Kazakistani, Irani e Kina shkaktare të rënies së vlerës së Bitcoinit – preket edhe Kosova

Kazakistani, Irani e Kina shkaktare të rënies së vlerës së Bitcoinit – preket edhe Kosova

Kazakistani, Irani dhe Kina janë shkaktare të rënies së vlerës së kriptovalutave, por se me këtë është prekur edhe Kosova, shkruan Corriera della Serra.

Sipas të përditshmes italiane, trazirat e fundit në Kazakistan janë si rezultat i ardhjes në vend së 88 mijë kompanive që merren me “prodhimin” [mining] e kriptovalutave.


“Trazirat e dhunshme që kanë përfshirë Kazakistanin janë shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve të gazit dhe benzinës. Por, pas këtyre [inflacioni dhe rendi publik] ekziston një shkak më i thellë: vendosja e dhjetëra mijëra kompanive [88 mijë] që merren me kriptovaluta. ‘Prodhimi’ i Bitcoinit shkakton një konsum shumë të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë kontribuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve”, raporton Corriere della Serra, përcjell Telegrafi.

Kjo gazeta thotë se Kosova po përjeton një problem të ngjashëm.

“Kosova dhe Irani, për shembull, pezulluan të gjitha transaksionet me Bitcoin pas reduktimeve të energjisë energjike. Dhe probleme në rrjetin elektrik – përsëri për ‘minimin’ e kriptovalutave – ndodhën gjithashtu në rajone të ndryshme të Kinës”, shkruan kjo media.

Vendimi për ndalimin e kriptovalutave dhe aksioni në veri të Kosovës për sekuestrimin e pajisjeve për prodhimin e tyre – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi
Lexo po ashtu Vendimi për ndalimin e kriptovalutave dhe aksioni në veri të Kosovës për sekuestrimin e pajisjeve për prodhimin e tyre – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Aktualisht Bitcoini po tregtohet me më pak se 42 mijë dollarë, me një rënie rreth 12 për qind brenda një jave.

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin [mining] e kriptovalutave në vend. E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.

Qeveria e Kosovë thotë se prodhimi i një kriptovalute harxhon energji elektrike sa 19 shtëpi.

Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë.

Në dokumentin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë njoftuar se në veri të Mitrovicës kanë sekuestruar 272 pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptovalutave.

Në njoftim thuhet se operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të Komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme AntMiner që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave. /Telegrafi/