Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar prodhimin [mining] e kriptovalutave dhe aksioni i Policisë dhe Doganës për sekuestrimin e pajisjeve që prodhojnë ato, ishin ngjarjet kryesore që u karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin [mining] e kriptovalutave në vend. E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.

Ministrja Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e tyre.

“Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante, të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave”, ka njoftuar Rizvanolli, përcjell Telegrafi.

Kriza energjetike ndalon 'prodhimin' e kriptovalutave në Kosovë Kriza energjetike ndalon 'prodhimin' e kriptovalutave në Kosovë

Pas këtij njoftimi, ka reaguar eksperti i sigurisë kibernetike Hekuran Doli duke treguar se si duhet zbatuar ky vendim.

“Një ide do te ishte që aktiviteti komunikimit i Data Syncing (procesi i Sinkronizimit të të Dhënave) të cilësohet si shkelje (Intrusion) dhe të ndalohet në Intrustion Detection & Prevention System (IDPS) në nivel të providerëve [ofruesit e shërbimit] të internetit”, ka theksuar Doli.

Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë.

Në dokumentin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Mediat botërore shkruajnë për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave Mediat botërore shkruajnë për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave

Për këtë vendim kanë shënuar edhe mediet ndërkombëtare.

“Qeveria e Kosovës të martën ndaloi prodhimin e kriptomonedhave në një përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi po përballet me krizën më të rëndë të energjisë në një dekadë për shkak të ndërprerjeve të prodhimit”, shkruan New York Post.

Një person, i cili foli në kushte anonimiteti dhe që ka 40 GPU (Njësitë e Përpunimit Grafik), i tha Reuters se ai po paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe po merr rreth 2,400 euro në muaj fitim nga minierat.

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë njoftuar se në veri të Mitrovicës kanë sekuestruar 272 pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptovalutave.

Në njoftim thuhet se operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të Komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme AntMiner që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Ministri Murati: Pajisjet e kriptovalutave të konfiskuara sot, shpenzojnë rrymë sa 500 shtëpi Ministri Murati: Pajisjet e kriptovalutave të konfiskuara sot, shpenzojnë rrymë sa 500 shtëpi

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se këto pajisje të konfiskuara shpenzojnë energji elektrike sa mesatarisht 500 shtëpi.

Murati ka theksuar se pajisjet shpenzojnë energji elektrike në vlerë prej 60 mijë deri në 120 mijë euro në muaj.

“272 pajisje AntMiner janë konfiskuar sot në mëngjes në një operacion të Doganës dhe Policisë, në pjesën veriore të vendit. Këto pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300,000 kWh energji elektrike, apo sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive. Me çmimet aktuale të importit, i bie 60,000-120,000 euro/muaj. Për këtë po flasim kur po themi se nuk mund të lejojmë pasurimin e paligjshëm të disave, në kurriz të taksapaguesve”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.

Qeveria: Prodhimi i një kriptovalute harxhon energji elektrike sa 19 shtëpi Qeveria: Prodhimi i një kriptovalute harxhon energji elektrike sa 19 shtëpi

Sipas Qeverisë së Kosovë, prodhimi i një kriptovalute harxhon energji elektrike sa 19 shtëpi.

“Prodhimi i kriptovalutave shpenzon sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike. Sa për ilustrim, prodhimi i një kriptovalute, duke marrë parasysh shifra konzervative, konsumon energji sa afro 19 shtëpi kosovare mesatare në vit. Kjo pa marrë në konsideratë edhe faktorët e pajisjeve më të specializuara të cilat përpunojnë të dhënat më shpejtë dhe rrjedhimisht konsumojnë më shumë energji, hapësirat e mëdha dhe pajisjet për t’i ftohur pajisjet të cilat punojnë gjatë gjithë kohës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Më tej, Qeveria ka theksuar së në vitin 2021 është rritur konsiderueshëm konsumi i energjisë elektrike dhe se një ndër faktorët e rritjes së konsumit besohet të jetë prodhimi i kriptovalutave në vend, me theks të veçantë në veri të vendit, ku për shkak të mospagesës së energjisë elektrike, prodhimi i kriptovalutave konsiderohet të jetë më i larti. /Telegrafi/