LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry të premtën sjellë “Bon Appetit” me Migos

Katy Perry të premtën sjellë “Bon Appetit” me Migos

Bon Appetit! Katy Perry shumë shpejt do ta servojë projektin e ri të saj në duet me Migos.

Pop ylli ka vendosur që të bashkëpunojë me Migos për projektin që lansohet më 28 prill.


Kopertina e singlit të ri e sheh kokën e Katy Perryt në një pjatë plot fruta, teksa anëtarët e grupit Migos kapin me dorë frutat (shihen vetëm duart e tyre), shkruan Telegrafi.

Pas super hitit “Chained to the Rhythm”, “Bon Appettit” është singli i dytë i albumit të ri të Katy Perryt, i pari që prej albumit “Prism” në vitin 2013.

Ajo do të performojë më 20 maj në Saturday Night Live (SNL) por nuk dihet nëse Migos do të performojnë po ashtu në këtë emision.

Kopertina e singlit “Bon Appetit” të Katy Perry ft. Migos

Migos nga ana tjetër vazhdojnë të realizojnë bashkëpunime që i shohin ata jashtë hip hopit, sidomos në projektin e fundit me Calvin Harris të asistuar nga Frank Ocean, “Slide”.

Quavo (anëtari i grupit Migos) po ashtu mund të dëgjohet në këngën e Justin Bieber, Lil Ëayne dhe Chance the Rapper në bashkëpunim me Dj Khaled në këngën e tij të re “I’m the One” që po ashtu lansohet të premtën.

Në anën tjetër albumi i tyre “Culture” po ashtu është certifikuar me platinum së fundmi. Treshja do të fillojë turneun me Future “Nobody Safe Tour” që nisë më 4 maj në Memphis. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori