Katy Perry ka treguar se nuk do të lejojë kritikat për fluturimin e saj në hapësirë me Blue Origin të ndikojnë në performancën e saj.

Gjatë natës së parë të turneut të saj “Lifetimes” 2025 në CDMX Arena në Mexico, këngëtarja u shfaq e sigurt dhe energjike, duke rikrijuar koreografinë hapësinore dhe fluturuar në ajër gjatë shfaqjes.


Perry e përdori momentin për t'u drejtuar kritikëve të saj dhe pyeti audiencën: "A i ka quajtur ndonjëherë dikush ëndrrat tuaja të çmendura?" Ajo pohoi gjithashtu se kishte realizuar një selfie me dy burra të veshur me kostume të NASA-s, duke theksuar se fluturimi i saj ishte një përvojë e ndryshimit të jetës, shkruna DailyMail.

Megjithatë, fluturimi i saj në hapësirë ka shkaktuar shumë reagime negative, me disa që e quajtën udhëtimin një manipulim të imazhit.

Perry ka theksuar se nuk pendohet për fluturimin, por ndihet keq që ka bërë spektakël rreth tij.

Në mbrëmjen e shfaqjes, Katy ka veshur disa kostume, duke përfshirë një kostum metalik argjendi dhe një fustan të bardhë delikat.

Turneu i saj do të vazhdojë deri në dhjetor 2025, megjithëse dy shfaqje të programuar në Guadalajara janë anuluar për shkak të mungesës së përfundimit të ndërtimit të stadiumit.

Turneu i saj përfshin performanca në SHBA, Australi, Kanada dhe Evropë, ku pritet të ketë një koncert të shumëpritur në O2 në Londër në tetor. /Telegrafi/