LAJMI I FUNDIT:

Katër trajtat e një psikopati

Katër trajtat e një psikopati

Kur e dëgjoni fjalën “psikopat”, me siguri se ju kujtohen djelmoshat e rrezikshëm nga filmat horror apo krim të Hollywood-it

Sidoqoftë, me njerëz të tillë takohemi pothuajse çdo ditë në jetën reale, ku 1 për qind e tërë popullsisë së botës besohet se janë psikopatë.


Disa psikologë kanë treguar për disa trajta të cilat i kanë psikopatët, prandaj në përditshmëri, nëse dyshoni në dikë, shikoni mos i posedon këto trajta:

Mungesa e mëshirës

Psikopatët janë shumë ndryshe nga njerëzit tjerë sepse nuk kanë ndjenja të mëshirës, besimit apo faljes.  Ata gjithashtu dinë shumë mirë t’i manipulojnë tjerët dhe i lëndojnë njerëzit pa u menduar dy herë, transmeton Telegrafi.

Janë manipulues

Psikopatët janë tejet të zotë sa i përket manipulimit. Dhe, përderisa tjerët e manipulojnë dikë pa qëllim apo për të përfituar ndonjë gjë, psikopatët e bëjnë vetëm se ju pëlqen ky proces.

E duan vetëm veten

Psikopatët janë narcisistë në çdo mënyrë! Ata sigurohen të jenë superiorë mbi tjerët, pavarësisht se kush janë ata.

Meshkujt me fytyrë të gjerë, kanë tendenca prej psikopati
Lexo po ashtu Meshkujt me fytyrë të gjerë, kanë tendenca prej psikopati

Janë gënjeshtarë

Gënjeshtra është shumë e thjeshtë për njerëz të tillë. Jo vetëm se janë dyfytyrësh – por kanë shumë fytyra. Në shumicën e rasteve, veprat e tyre nuk përshtaten me fjalët e tyre. Ata e gënjejnë çdo njeri pa ndonjë arsye të mirë, dhe as që përpiqen ta fshehin këtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori