LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt me fytyrë të gjerë, kanë tendenca prej psikopati

Meshkujt me fytyrë të gjerë, kanë tendenca prej psikopati

Shkencëtarët në Universitetin Johann Wolfgang Goethe në Frankfurt të Gjermanisë, kanë ardhur në përfundim se, meshkujt që kanë fytyrë të gjerë, kanë prirje apo mund të jenë psikopat.

Sipas hulumtimit, fytyra e gjerë është e lidhur ngushtë me nivelin e lart të ngashënjimit dhe agresivitetit.

Në studimin e bërë me disa student dhe të burgosur, tek ata që kanë fytyrë të gjerë, është gjetur se kanë shumë “impulsivitet të koncentruar në vetën”.


Impulsiviteti i koncentruar në vetën, është një kategori që përfshinë egocentrizmin Makiavellian dhe është një tendencë për t’i konsideruar vetëm hallet dhe nevojat e veta, duke mospërfillur interesant e dikujt tjetër, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi

Ata poshtu tregojnë shenja të një “dominimi të patrembur”, si dhe tendencën për t’i fajësuar të tjerët për problemet që kanë.

Sidoqoftë, jo të gjithë meshkujt me fytyrë të gjerë, janë psikopat apo kanë çrregullime mendore.

Poashtu, një studim i veçantë zbuloi se si burrat ashtu edhe gratë me fytyra të gjera priren të jenë më agresivë, dominantë dhe të zemëruar.

Ata me tipare të gjera – si Wayne Rooney, Sylvester Stallone ose Sarah Palin – kanë më shumë gjasa të kenë temperament të keq dhe të shfaqin periudha agresioni verbal ose fizik.

Ata që kishin kocka më të forta të fytyrës mund të ishin më agresivë, sepse mund të përballonin më mirë një grushtat, sugjerojnë shkencëtarët.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori