Lagja “Bajram Curri” në Prizren, do të përfitojë rrjet të ri energjetik nga KEDS-i, ku ndër të tjera përfshihen 4 trafo të reja dhe 500 shtylla betoni.
Banorët e lagjes tregohen të lumtur me këtë investim që është afër finalizimit.
Njëri nga këta banorë, Hasan Shala tha se për shkak rrjetit të stërvjetëruar dhe rritjes së popullësisë,në këtë lagje, kohëve të fundit kanë pasur probleme me rrymë.
“Kjo lagje është zgjeruar viteve të fundit, kurse rrjeti energjetik është dobësuar shumë”, tregon Shala.
Ai shpreson se pas investimeve do të përmisohet energjia elektrike në këtë lagje. “Shpresojmë që pas përfundimit të projeketeve, do të kemi furnizim stabil të rrymës”, shprehet ai.
Shala, falenderon KEDS-in për interesimin që ka treguar për të investuar në këtë lagje.
Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS tha se aktualisht janë në fazën e kyçjes së shtëpive në trafot e reja, që janë vendosur. “Në këtë lagje të Prizrenit, jemi duke realizuar dy projekte investuese me rrjet të ri energjetik., ku do të vendosen katër trafo të reja, si dhe 500 shtylla betoni elektrike”, tha ai.
Sipas Arifit në këto dy projekte poashtu është paraparë të ristrukturohet në tërësi rrjeti elektrik me kabllo të reja.
Ai siguron banorët se pas përfundimit të punimeve, nuk do të kenë më probleme me rrymë. “Gjithashtu në kuadër të projekteve është paraparë të bëhet edhe largimi i rrjetit të vjetër”, tha Arifi.
Ai premton se realizimi i këtyre dy projekteve, pritet të finalizohet shumë shpejtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur